UÇK shpërndan një komunikatë: Do të godasim pa mëshirë strukturat e pushtetit kriminal në Maqedoni

Një komunikatë që mban emblemën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare sërish i është shpërndarë medieve në Shkup dhe se përmes saj bëhet thirrje që Ali Ahmeti të braktisë institucionet shtetërore në Maqedoni. Në kumtesën e nënshkruar nga zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, “Flamuri” thuhet se lufta e popullit shqiptar deri në vitin 2001, solli ndryshime në marrëdhëniet e brendshme politike, duke respektuar të drejtat kombëtare brenda trojeve etnike, edhe pse në kufij të ndarë. Marrëveshja e Ohrit u konsiderua një sukses, por ajo në vazhdimësi nuk i plotëso i detyrimet e saj, për shkak të lëshimeve politike të qeverisjeve që kanë kaluar në shtetin e Maqedonisë. “Partitë shqiptare në pushtet, me lëshimet politike, krijuan hapësira boshe duke mbjellë zhgënjimin e thellë në shtresat popullore dhe duke krijuar hapësira për nxitjen e krimit, korrupsionit, dallimeve etnike me përmbajtje raciale, deri në kapitullim pa kushte para presionit politik të diktatit maqedonas. Nuk shikojmë shpresë në mundësinë e zgjidhjeve politike dhe premtimeve të mashtrimit prej përfaqësuesve shqiptar në qeverisjen e vendit”, thotë komunikata. Më pas në komunikatë thuhet se për luftëtarët dhe ish luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, në rrugën e idealeve kombëtare dhe Betimit të Luftëtarit të UCK, nuk ka kthim prapa, deri në realizimin e objektivave politike e ushtarake. “Ne do të godasim pa mëshirë këto struktura, që janë vënë në shërbim të një pushteti kriminal”,shkruhet në komunikatën e UÇK-së
Comments
Kjo Deklarate bjen ne
<p>Kjo Deklarate bjen ne kundershtim flagrant me PAQEN NE BALLKAN dhe me qendrimin e NATO-s ne Ballkan. Keto qe kan publikue nji deklarate te tille jane vegla antishqiptare, antieuropiane ose te Turqise se Erdoganit ose te Rusise se Putinit, qe kerkojne mjegull ne Ballkan per te pase pretekst te fusin hundet aty.</p>
Kjo Deklarate bjen ne
<p>Kjo Deklarate bjen ne kundershtim flagrant me PAQEN NE BALLKAN dhe me qendrimin e NATO-s ne Ballkan. Keto qe kan publikue nji deklarate te tille jane vegla antishqiptare, antieuropiane ose te Turqise se Erdoganit ose te Rusise se Putinit, qe kerkojne mjegull ne Ballkan per te pase pretekst te fusin hundet aty.</p>
Add new comment