Komplikohet gara për Fierin. Ish-deputeti socialist Albert Çaçi, zyrtarisht kandidat i PSD-së për bashkinë

Postuar në 02 Maj, 2015 14:13

Ish-deputeti socialist Albert Çaçi është edhe zyrtarisht kandidat i PSD-së për bashkinë e Fierit. Në mesditë Çaçi ka depozituar në KQZ 2950 firmat e kërkuara si kriter për  rregjistrimin e kandidatures së tij. Prej disa javësh ishte përfolur emri i Albert Çaçit dhe kandidimi i tij për PSD-në e Skënder Gjinushit. Çaçi ka qënë deputet i Partisë Socialiste për tre legjislatura deri në vitin 2013, zv/ministër në qeverinë e Fatos Nanos dhe  një nga eksponentët e lartë të Partisë Socialiste në Fier. Gara për bashkinë e fieirt me kandidimin e Çaçit pritet të sjellë një ngushtim të theksuar të diferencës së votave mes PS dhe PD dhe kandidatëve Armando Subashi dhe Enkelejd Alibeaj.

 

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.