Arkiv-Lajme

Shkup/ Ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska fyen, deputetët shqiptarë nuk patën guxim t’i kërkojnë sqarim

Postuar në 01 Maj, 2015 03:42

Gazeta “Lajmi” shkruan se Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska shpëtoi nga llogaridhënia për ofendimet që dëgjohet duke ua bërë shqiptarëve në bisedat telefonike të publikuara nga opozita. Asnjë deputet shqiptarë, nuk pati guxim sot t’i kërkojë sqarim për fjalët “shiptari”, “indijanci” apo “fis i egër”. Deputetët e BDI-së dhe PDSH aspak nuk prishën komoditetin e Jankullovskës, ndërsa polemizuan mes tyre për biletat e autobusëve.

AFP trajton lajmin e ligjit për hapjen e dosjeve: 20 përqind e shqiptarëve bashkëpunuan me Sigurimin

Postuar në 01 Maj, 2015 03:24

“Mapo” i referohet “AFP”-së, kur shkruan se 20 përqind e shqiptarëve bashkëpunuan me Sigurimin. Lajmi për miratimin e ligjit për hapjen e dosjeve është raportuar edhe nga shumë media perëndimore. Më poshtë një raport i agjencisë franceze, AFP.

Presidenti turk Erdogan viziton Tiranën më 13 maj, takime me Nishanin e Ramën

Postuar në 01 Maj, 2015 03:15

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan pritet të vizitojë Tiranën më 13 maj. Lajmin e bëjnë të ditur burime nga presidenca e Shqipërisë. Ai do shoqërohet në këtë vizitë nga disa biznesmenë. Erdogan do takohet me presidentin Bujar Nishani dhe kryeministrin Edi Rama. Ai do jetë i pranishëm edhe në një tryezë biznesi.

“Gazeta Shqiptare” shkruan se urdhrat e Artan Didit para largimit janë ndryshuar. 8 efektivë pezullohen nga detyra

Postuar në 01 Maj, 2015 02:58

“Gazeta Shqiptare” shkruan sot se pas rishqyrtimit të urdhrave që janë nënshkruar nga ish­kreu i Policisë së Shtetit, gjysmat e tyre janë ndryshuar. Komisioni i Apelit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit prej disa ditësh kishte nisur shqyrtimin e të gjitha ankimimeve që kishin mbërritur për të gjitha urdhrat që kishte firmosur ish­kryepolici Didi para se të jepte dorëheqjen. Sipas burimeve nga komisioni që drejtohet nga Ylli Imeri, në total janë shqyrtuar 49 ankesa, 25 prej të cilave janë ndryshuar.

“Monitor”/ Mars - individët drejt alternativave të tjera, vijojnë të zbrazin depozitat në lekë

Postuar në 01 Maj, 2015 02:22

Me normat e interesit të depozitave në lekë, që janë në minimumet historike, individët kanë vijuar për të 18-n muaj radhazi largimin e kursimeve të tyre nga bankat. “Monitor” shkruan se sipas statistikave të bankës së Shqipërisë, në mars, depozitat e individëve në lekë ranë me 2.2 miliardë lekë, apo 0.6%. Në raport me një vit mëparë, tkurrja është 6%.

Naço tek të “Të Paekspozuarit”: Hetim dhe konfiskim pasurisë së zyrtarëve të lartë, përfshi nga Presidenti

Postuar në 01 Maj, 2015 00:22

“Të jetosh me padrejtësinë”, ishte kjo tema e emisionit “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit në “Ora News”. Të ftuar në studio ishin Nasip Naço Ministër i Drejtësisë, Spartak Ngjela avokat, Elvis Çefa ish-nën.kryetari i KLD dhe Maksim Haxhia kryetar i Dhomës Kombëtare të Avokatëve. Në pjesën e parë të emisionit u transmetua një material filmik, për ngjarjet dhe akuzat kryesore të politikanëve dhe zyrtarëve të lartë, rolin e politikës dhe prokurorisë.

Nikolliç njofton platformën e re për Kosovën, pas festës së 1 Majit. Qëndrimi: Një Kosovë me autonomi esenciale në kuadër të Serbisë

Postuar në 01 Maj, 2015 00:11

Radio “Evropa e Lirë” thotë se presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolliç, ka paralajmëruar se në fillim të muajit maj do ta paraqes platformën e re shtetërore për Kosovën. Ai ka theksuar se askush nga Bashkimi Evropian nuk ia ka parashtruar si kusht Serbisë njohjen e Kosovës, por kur bëhet fjalë për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, siç ka thënë ai “gjithçka thyhet në Kosovë”.

Blushi: “PS-ja e Tiranës, nuk propozoi Erjon Veliajn si kandidat, por Majkon dhe Blendi Klosin”. A ishte miratimi i Saimir Tahirit i detyruar?!

Postuar në 30 Prill, 2015 17:05

Para disa ditësh, menjëherë pasi kryeministri deklaroi se kandidat i mazhorancës për Bashkinë e Tiranës, do të ishte Erjon Veliaj, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, njëkohësisht kryetar i PS-së për Tiranën, doli dhe bëri një deklaratë mbështetëse. Tahiri ka qenë përfolur si një kandidaturë e mundshme, por sot Ben Blushi, deklaroi se strukturat e PS-së në Tiranë kishin propozuar dy emra: Blendi Klosin dhe Pandeli Majkon. Të dy nuk u pranuan dhe vullneti i bazës, për aq sa ka vlerë të flitet tashmë për një të tillë, nuk u morën parasysh.

Blushi në Opinion: Nuk kam projekt për të krijuar një parti të re politike. Për përjashtimin e Tom Doshit Rama përdori një eufemizëm frikacak

Postuar në 30 Prill, 2015 15:00

I ftuar në emisionin “Opinion” Ben Blushi zbardhi dilemën nëse kritikat e tij për qeverinë parashihnin ndarjen e tij nga Partia Socialiste dhe krijimin e një partie të re. I pyetur nëse pas rebelemit të tij qëndron ish-kryeministri Nano, Blushi e mohoi kategorikisht duke sqaruar se me Fatos Nanon kishte ndërprerë marrëdhëniet që në vitin 2007 kur ky i fundit kishte orientuar 6 deputetë socialist për zgjedhjen e Bamir Topit president.  “Nuk kam pse krijoj një parti politike të re.

Pika e ngopjes për borxhin publik, kap nivelin rekord të 1 trilionë lekëve. Civici: Nuk mjafton strategjia, duhet rritje ekonomike 4-5% për të ulur nivelin e borxhit

Postuar në 30 Prill, 2015 13:16

Morealizimi I planit në tatime e dogana për 3-mujorin e parë të vitit 2015 shoqërohet me një tjetër dhimbje koke për qeverinë. Borxhi publik sipas Bankës së Shqipërisë ka kapur nivelin rekord të 1 trilionë lekëve ose 72% të GDP-së. Ish-anëtari i Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë, Ardian Civici thotë për Tv Klan se risku për ekonominë mbetet i lartë. “Është niveli më I lartë I borxhit që ne kemi pasur në këtë histori 25 vjeçare.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme