“Gazeta Shqiptare” shkruan se urdhrat e Artan Didit para largimit janë ndryshuar. 8 efektivë pezullohen nga detyra

Postuar në 01 Maj, 2015 02:58

“Gazeta Shqiptare” shkruan sot se pas rishqyrtimit të urdhrave që janë nënshkruar nga ish­kreu i Policisë së Shtetit, gjysmat e tyre janë ndryshuar. Komisioni i Apelit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit prej disa ditësh kishte nisur shqyrtimin e të gjitha ankimimeve që kishin mbërritur për të gjitha urdhrat që kishte firmosur ish­kryepolici Didi para se të jepte dorëheqjen. Sipas burimeve nga komisioni që drejtohet nga Ylli Imeri, në total janë shqyrtuar 49 ankesa, 25 prej të cilave janë ndryshuar. “Gazeta Shqiptare” raporton se ka shkruar që në fillim për këto urdhra, të cilat po i zbardhim më poshtë se si kanë ndryshuar. Ndërkohë burime pranë uniformave blu bënë me dije për “Gazeta Shqiptare” se në total janë trajtuar 11 ankesa për rastet e “Përjashtimit nga policia”, nga të cilat në 3 raste komisioni ndryshoi masën duke vendosur “Pezullim pa pagesë 30 ditë”, ndërsa për 8 efektivë të tjerë u lanë në fuqi urdhrat e përjashtimit nga policia. Në shqyrtim u morën edhe urdhrat për 4 efektivë, të cilët ishin ndëshkuar me masën “Ulje në një gradë deri në 12 muaj”, të cilat u ndryshuan. Të njëjtat burime sqarojnë se në këtë rast, komisioni ka ndryshuar urdhrat në 3 raste, duke u dhënë masën “Pezullim pa pagesë 30 ditë”, ndërsa për një rast ka urdhëruar masën “Vërejtje”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.