Blushi: “PS-ja e Tiranës, nuk propozoi Erjon Veliajn si kandidat, por Majkon dhe Blendi Klosin”. A ishte miratimi i Saimir Tahirit i detyruar?!

Para disa ditësh, menjëherë pasi kryeministri deklaroi se kandidat i mazhorancës për Bashkinë e Tiranës, do të ishte Erjon Veliaj, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, njëkohësisht kryetar i PS-së për Tiranën, doli dhe bëri një deklaratë mbështetëse. Tahiri ka qenë përfolur si një kandidaturë e mundshme, por sot Ben Blushi, deklaroi se strukturat e PS-së në Tiranë kishin propozuar dy emra: Blendi Klosin dhe Pandeli Majkon. Të dy nuk u pranuan dhe vullneti i bazës, për aq sa ka vlerë të flitet tashmë për një të tillë, nuk u morën parasysh. Nuk dihet se sa ka rol në propozimin e këtyre dy kandidaturave Saimir Tahiri, që ka te pozicioni i tij në krye të degës së Tiranës, një mundësi më shumë për të qenë dikush në parti, përveç se një deputet dhe minìstër, por faktet po flasin se vendimi është marrë, jo në përputhje me mendimin e bazës që ai drejton, apo sondazheve, siç shpesh deklaron kryeministri. Vendimi është marrë nga Lart. Dhe madje pa kontestim. Vjen në vështrim ky element, pasi PS është një parti me koniunkturë dinamike dhe shpesh e vështirë për t’u lexuar; por edhe sepse kandidati Veliaj ka nisur rrugëtimin politik të vetin, si opozitar i qeverisjes socialiste të Fatos Nanos. Por që ishte qeverisje e socialistëve. Me këtë rast ka vlerë të shtuar mesazhi i Blushit për kandidatin për të cilin vlerësoi se do të jetë fitues. “Erjon Veliaj duhet të bëjë shumë punë për të bindur socialistët e Tiranës se nuk e ka patur me ata kur qëllonte me vezët që ia kishte blerë Edi Rama”, tha Blushi. Veliaj sot ka hedhur një hap të madh në karrierën e vet, me ndihmën dhe bekimin e Edi Ramës. Nuk është e qartë nëse do të ketë nevojën e një mea culpe para socialistëve të Tiranës, aq më tepër që Tahiri, thuajse në një moshë me të, ka dalë nga rruga e tij politike. Të paktën publikisht. Ndoshta nuk është e nevojshme edhe sepse nëse do të flasim me kriteret e deputetit kritik Blushi, të dy i përkasin më shumë Rilindjes sesa PS-së. Por po të flasim me kriteret e ambicies politike, Veliaj sot është më para, por edhe më lart nga Tahiri.
s.zaimi
Comments
U be si plakat llafazane ky
<p> U be si plakat llafazane ky Blushi, e prisja por jo kaq shpejt..</p><p>Sa per ate qe duhen pyetur nje per nje te gjithe per te percaktuar kandidatin per bashki, eshte populizem qe vetem ata qe s'kane drejtuar as nje skuader dy vetash mund ta mbeshtesin. Lideri pyet , merr mendime por ne fund vendos vete dhe mban edhe pergjegjesine. Keto jane elemente elementare, cudi qysh nuk i ditka Muchy. </p>
Add new comment