Blushi në Opinion: Nuk kam projekt për të krijuar një parti të re politike. Për përjashtimin e Tom Doshit Rama përdori një eufemizëm frikacak

I ftuar në emisionin “Opinion” Ben Blushi zbardhi dilemën nëse kritikat e tij për qeverinë parashihnin ndarjen e tij nga Partia Socialiste dhe krijimin e një partie të re. I pyetur nëse pas rebelemit të tij qëndron ish-kryeministri Nano, Blushi e mohoi kategorikisht duke sqaruar se me Fatos Nanon kishte ndërprerë marrëdhëniet që në vitin 2007 kur ky i fundit kishte orientuar 6 deputetë socialist për zgjedhjen e Bamir Topit president. “Nuk kam pse krijoj një parti politike të re. Kam shumë vullnet dhe shumë mbështetës dhe shumë frymëzim për të korrektuar Partinë Socialiste”-është shprehur Blushi. Blushi i dha përgjigje edhe pyetjes nëse ai rrezikon përjashtimin nga Partia Socialiste, njësoj si në rastin e Tom Doshit” Unë jam një shkrimtar, nuk besoj se ambasada amerikane do bëjë një deklaratë që të përjashtojë një shkrimtar nga Partia Socialiste. Rama bëri një eufemizëm frikacak me Tom Doshin, duke thënë që ai po çlirohej nga barra e kontratës me Partinë Socialiste”-theksoi Blushi.
Comments
Blushi thote jam shkrimtar
<p>Blushi thote jam shkrimtar dhe kujton se eshte Kadareja : i pakritikueshem dhe i gjithe ditur...he-he</p>
Add new comment