Shkup/ Ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska fyen, deputetët shqiptarë nuk patën guxim t’i kërkojnë sqarim

Gazeta “Lajmi” shkruan se Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska shpëtoi nga llogaridhënia për ofendimet që dëgjohet duke ua bërë shqiptarëve në bisedat telefonike të publikuara nga opozita. Asnjë deputet shqiptarë, nuk pati guxim sot t’i kërkojë sqarim për fjalët “shiptari”, “indijanci” apo “fis i egër”. Deputetët e BDI-së dhe PDSH aspak nuk prishën komoditetin e Jankullovskës, ndërsa polemizuan mes tyre për biletat e autobusëve. Deputetëve të PDSH-së të cilët të parët patën mundësi të bëjnë pyetje në seancën për pyetje të deputetëve, nuk u bëri përshtypje Jankullovska dhe u interesuan për zëvendësin e saj, Zemri Qamili, ndërsa lëshuan një sërë akuzash në drejtim të BDI-së, raporton “Lajmi”
http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/55748-jankullovska-fyen-deputetet-shqiptare-heshtin.html
Add new comment