Arkiv-Lajme

Zamir Dedej i Agjencisë Kombëtare: Të anulohen HEC-et në zonat e mbrojtura, rikthimi i parqeve në zona turistike

Postuar në 01 Maj, 2015 09:15

Prej vitesh parqet e mbrojtura të Shqipërisë janë shfrytëzuar në mënyrë barbare nga gjuetia e paligjshme, shfrytëzimi pa kriter i lumenjve, por edhe prerja pa kriter e pyjeve, thuhet në një kronikë të trasmentuar nga “Top Channel”. Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Zamir Dedej, tha se një nga problemet kyçe me të cilat do të hasen është ndalja e ndërtimit e 20 HEC-eve në zonat e mbrojtura.  “Një numër rreth 20 e pak hidrocentrale brenda territorit të zonave të mbrojtura, në të cilat ne duam që të marrim hap.

A. Fuga, mesazh azilkërkuesve: “Të gjithë bëjnë sikur mërziten pse ikët. Mos i besoni. Askush nuk ju do, as për në burg. Ata mendojnë se ju jeni jashtëqitja e kombit”

Postuar në 01 Maj, 2015 08:30

Artan Fuga ka postuar në “Facebook”, në profilin e tij një mesazh për shqiptarët që kanë marrë udhën nëpër botë e po kërkojnë alternativë tek emigrimi. Sipas Fugës, shqiptarët që po ikin duhet të mos besojnë asnjë apel apo fjalë që vjen nga politika, që po e sheh këtë dukuri me hipokrizi. “Askush nuk ju do miq qe ikni ! Te gjithe bejne me hipokrizi sikur merziten qe e ju iket ne Gjermani miq te nderuar. Mos u besoni. Eshte hipokrizi e paster. Ata mendojne se ju jeni jashteqitja e kombit. Cfare t'ju duan politikisht? Ju jeni elektorat qe e perbuzni politiken.

Tritan Shehu “zbulon” pse iku Ylli Shehu me LSI-në: “Kishte nënshkruar për të qëndruar në Parlament dy vite, pastaj do të zëvendësohej”. Kjo ndoshta shpjegon pse u nxeh Mediu...

Postuar në 01 Maj, 2015 07:40

Ylli Shehu kaloi me LSI-në dhe menjëherë, Fatmir Mediu, kryetar i Partisë Republikane, nxitoi të lëshonte një deklaratë armiqësore ndaj këtij morali. “LSI është vendi ku mblidhen mizat”, tha Mediu. Vetë Shehu, qetë fare, deklaroi se kishte kaluar me LSI-në se “nuk ishte kandiduar Agron Duka në Durrës”. Çështja ka gjasë të jetë diçka më e zgjuar se kaq. Dhe këtë e zbulonë në “Facebook” Tritan Shehu. Ja se cfarë thotë Shehu: “Nje deputet tjeter, i PR kete here, i quajtur Ylli largohet drejt LSI, drejt maxhorances.

Rama shpall aksionin për hidrokarburet: Nafta as do përzjehet as do reduktohet, abuzuesit ndëshkohen

Postuar në 01 Maj, 2015 07:26

Kryeministri Edi Rama shprehet se në nisje të qeverisjes vendi u gjet në hemorragji në të gjitha anët, ku sipas tij problematika më e madhe ishte në sektorin energjetik. Gjatë prezantimit të aksionit të hidrokarbureve, ai tha se janë ndërmarrë instrumenta që hemorragjia të ndalet, që nga kontrolli, veprim i menjëhershëm, ndalimi dhe ndëshkimi, dhe se aksioni për hidrokarburet do të jetë si ai për energjinë elektrike. Rama tha se në këtë operacion përfshihen katër ministri, ajo e Ekonomisë, Ministria e Energjisë, Ministria e Financave dhe Ministria e Brendshme.

1 maji në Athinë, grevë 24 orëshe dhe protesta: Tsipras të mbajë premtimet. Në Shqipëri vazhdon çudia e festës...

Postuar në 01 Maj, 2015 06:17

Mijëra punëtorë janë mbledhur në rrugët e Athinës, teksa sindikatat greke kanë organizuar një grevë 24 orëshe për të shënuar ditën e një majit dhe për të protestuar kundër masave shtrënguese dhe reformave të tjera shtesë të kërkuara nga huadhënësit ndërkombëtarë. Ata i kanë bërë thirrje qeverisë së kryeministrit Aleksis Tsipras të mbajë premtimet e fushatës dhe t’i japë fund politikave të kursimit.

Shënim: “Shqipëria është në rrugën e Rilindjes”. E beson njeri vallë këtë?

Postuar në 01 Maj, 2015 06:11

Kryeministri nuk i komenton komentatorët, por me sa duket kur kritikat djegin ca, edhe përgjigja bëhet e detyruar. Edhe pse, në mënyrën më jopolitike, por duke iu dorëzuar vetëm demagogjisë dhe propagandës, kryeministri i vendit, i konsideron kritikat si baltë. Dhe ja se çfarë i propozon logjikës së shqiptarëve, integritetin e të cilëve e sheh dhe konsideron vetëm duke i prezumuar ata si dëgjues deklaratash, por jo edhe si pësues të qeverisjes së tij.

Tri shoqata të gazetarëve reagojnë për sjelljen e Braçes dhe Veliajt: “Shenja të një klime konfliktuale të politikës me mediat”

Postuar në 01 Maj, 2015 05:49

Erdhi dita që edhe Erjon Braçe, si dhe kryepunëtori i Tiranës, Erjon Veliaj, të lakohen si emra që krijojnë probleme me gazetarët. I pari siç u bë e ditur për çështje orari në mbledhje komisioni, pra për atë disiplinë për të cilën ta zëmë në partinë e tij as ia fërshëllen njeri gjëkundi, i dyti për ngacmime në distancë me një gazetar të AbcNews lidhur me disa pyetje.

Mark Frroku mbetet në burg, prokuroria belge sjell dosjen për vrasjen e Kurtit

Postuar në 01 Maj, 2015 05:35

“Panorama Online” shkruan sot se Mark Frroku do të mbetet në burg deri në përfundim të hetimeve për një vrasje të kryer në bashkëpunim në Belgjikë. Burime të “Panorama Online” nga organi i akuzës bëjnë të ditur se prej 10 ditësh autoritetet belge kanë sjellë dosjen me rreth 2500 faqe për deputetin Frroku. “Në dosje ka fakte dhe dëshmi për akuzën e vrasjes në bashkëpunim. Ndërkohë është në hetim në Shqipëri edhe për fshehje pasurie dhe pastrim parash”, tha një zyrtar i Prokurorisë.

Rama i përgjigjet Blushit nga Panairi i Punës: Shqipëria sot është një vend që nuk ofron mundësi të barabarta për të gjithë, por askush mos i marrë shqiptarët për budallenj

Postuar në 01 Maj, 2015 05:12

Rama ka zgjedhur një gjuhë të ashpër për t’ju përgjigjur shqetësimeve të deputetit Ben Blushi. Nga Panairi i Punës kryeministri tha se kushdo që mendoi se rilindja do të ndodhë vetë ka parë diçka që nuk ekziston dhe sot po bën politikën e llojit më të ulët që sot nuk ka asnjë ide alternativë apo program. Kushdo që bën të kundërtën, tha Rama  i merr shqiptarët për budallenj.

Diplomatët perëndimorë flasin për “Blic” të Beogradit: Serbia s’mund ta ndalë Kosovën të pranohet në OKB

Postuar në 01 Maj, 2015 04:17

Nëse duan të hyjnë në BE, Beogradi dhe Prishtina kanë detyrim të nënshkruajnë marrëveshjen që do të mundësojë pranimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara, shkruan sot “Koha Ditore”. Anëtarësimi i plotë i Kosovës në KB do të mundësojë edhe hyrjen në organizmat tjerë ndërkombëtarë, si në OSBE, Këshill të Evropës dhe në fund në Bashkimin Europian, kanë thënë diplomatë perëndimorë për “Blic” të Beogradit, duke shpjeguar se çfarë do të sjellë i ashtuquajturi “Brukseli 2”.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme