Diplomatët perëndimorë flasin për “Blic” të Beogradit: Serbia s’mund ta ndalë Kosovën të pranohet në OKB

Postuar në 01 Maj, 2015 04:17

Nëse duan të hyjnë në BE, Beogradi dhe Prishtina kanë detyrim të nënshkruajnë marrëveshjen që do të mundësojë pranimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara, shkruan sot “Koha Ditore”. Anëtarësimi i plotë i Kosovës në KB do të mundësojë edhe hyrjen në organizmat tjerë ndërkombëtarë, si në OSBE, Këshill të Evropës dhe në fund në Bashkimin Europian, kanë thënë diplomatë perëndimorë për “Blic” të Beogradit, duke shpjeguar se çfarë do të sjellë i ashtuquajturi “Brukseli 2”. Ata theksojnë e “marrëveshja detyruese juridike Serbi – Kosovë nuk është asgjë e re dhe se nënshkrimi i saj në kuadrin strategjik të BE-së për negociata me Serbinë theksohet se detyrim i Beogradit", transmeton “Koha.net”. Sapo Serbia të hyjë në bisedime me BE-në, ajo automatikisht do të pajtohej me këtë dispozitë, thonë diplomatë perëndimorë. Sipas “Blic” burimet perëndimore hedhin poshtë pohimet e Prishtinës se “Brukseli 2” do të quhej “marrëveshje paqësore” dhe se të dy palët do ta nënshkruanin në vitin 2016.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.