1 maji në Athinë, grevë 24 orëshe dhe protesta: Tsipras të mbajë premtimet. Në Shqipëri vazhdon çudia e festës...

Postuar në 01 Maj, 2015 06:17

Mijëra punëtorë janë mbledhur në rrugët e Athinës, teksa sindikatat greke kanë organizuar një grevë 24 orëshe për të shënuar ditën e një majit dhe për të protestuar kundër masave shtrënguese dhe reformave të tjera shtesë të kërkuara nga huadhënësit ndërkombëtarë. Ata i kanë bërë thirrje qeverisë së kryeministrit Aleksis Tsipras të mbajë premtimet e fushatës dhe t’i japë fund politikave të kursimit. I gjithë vendi është paralizuar, ku anijet në portin e Pireut kanë mbetur të ankoruara, linjat hekurudhore kanë njoftuar për të gjitha anulimet e planifikuara , teksa mësuesit, nëpunësit dhe punonjësit e bankave kanë bojkotuar punën. Protestat u nisën nga mijëra punëtorë të mbështetur edhe nga Partia Komuniste e Punës, teksa në sheshe e rrugë u mblodhën edhe studentë e pensionistë. Lideri i Partisë Komuniste, Dimitris Kautsobas tha se Greqia duhet të sfidojë Bashkimin Europian. Qeveria tremujore e Tsipras ndodhet nën presion të madh si brenda vendit dhe jashtë tij për të arritur një marrëveshje me kreditorët e BE / FMN për të shmangur falimentimin kombëtar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.