Tri shoqata të gazetarëve reagojnë për sjelljen e Braçes dhe Veliajt: “Shenja të një klime konfliktuale të politikës me mediat”

Erdhi dita që edhe Erjon Braçe, si dhe kryepunëtori i Tiranës, Erjon Veliaj, të lakohen si emra që krijojnë probleme me gazetarët. I pari siç u bë e ditur për çështje orari në mbledhje komisioni, pra për atë disiplinë për të cilën ta zëmë në partinë e tij as ia fërshëllen njeri gjëkundi, i dyti për ngacmime në distancë me një gazetar të AbcNews lidhur me disa pyetje. Me këtë rast kanë reaguar shoqata të gazetarëve, të cilat me të drejtë po vërejnë se ka simptoma të arrogancës në këta përfaqësues të mazhorancës.“Unioni i Gazetarëve Shqiptare, Lidhja e Gazetarëve dhe Shoqata e Gazetarëve Profesionistë po vërejnë me shqetësim shenjat e para të një klime konfliktuale të politikanëve ndaj mediave në prag të fushatës elektorale. Rasti më i fundit, ai i ofendimit dhe reagimit agresiv të kandidatit për bashkinë e Tiranës, Erjon Veliaj ndaj reporterit të AbcNews, përbën një shqetësim për tri organizatat e gazetarëve, të cilat u bëjnë thirrje partive politike dhe kandidatëve të respektojnë të drejtën e publikut për informim dhe lirrinë e gazetarëve për të informuar. Rasti i Veliajt, i cili jo vetëm refuzon t’u përgjigjet gazetarëve, por edhe i intimidon ata në kryerjen e detyrës, është në vazhdim edhe të dy rasteve të tjera shqetësuese në prag të fushatës elektorale. Kështu, vlen të përmendet rasti i kryetarit të Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, i cili reagoi me një gjuhë agresive ndaj një gazetari të Top Channel, si dhe rasti i deputetit Gjovalin Kadeli, i cili kërcënoi rëndë kameramanin e AbcNews ndërsa ky po bënte detyrën e tij në ambientet e Kuvendit”, thuhet në deklaratë.
s.z
Comments
Kjo qe kane bere keto
<p>Kjo qe kane bere keto shoqata, te pakten per kete rast, tregon se ku qenkan katandisur ato. Media ne pergjithesi, funksionon per te mbrojtur interesin publik, jo veten e saj.</p><p>Dhe ndersa i gjithe publiku eshte rreshtuar ne krah te z. Brace, shoqatat e mesiperme rreshtohen kunder publikut. Turp qe paskemi nivel te tille shoqatash te medias. Le qe cfare pret nga te tille shoqata. Ju kujtohet rasti i plagosjes me arme me 21 janar te gazetarit Mahmutaj. Ja pra, keto shoqata nuk folen, nuk i dolen ne krah kolegut te tyre. Le te flisnin po te donin. I ripnin te gjalla. Po shyqyr, thuaj qe, erdhi liria dhe demokracia qe keto shoqata me se fundi te kene mundesi te flasin.</p>
Add new comment