A. Fuga, mesazh azilkërkuesve: “Të gjithë bëjnë sikur mërziten pse ikët. Mos i besoni. Askush nuk ju do, as për në burg. Ata mendojnë se ju jeni jashtëqitja e kombit”

Postuar në 01 Maj, 2015 08:30

Artan Fuga ka postuar në “Facebook”, në profilin e tij një mesazh për shqiptarët që kanë marrë udhën nëpër botë e po kërkojnë alternativë tek emigrimi. Sipas Fugës, shqiptarët që po ikin duhet të mos besojnë asnjë apel apo fjalë që vjen nga politika, që po e sheh këtë dukuri me hipokrizi. “Askush nuk ju do miq qe ikni ! Te gjithe bejne me hipokrizi sikur merziten qe e ju iket ne Gjermani miq te nderuar. Mos u besoni. Eshte hipokrizi e paster. Ata mendojne se ju jeni jashteqitja e kombit. Cfare t'ju duan politikisht? Ju jeni elektorat qe e perbuzni politiken. Nuk e jepni me voten per askend. E ketej formohen shumica parlamentare pa ju. Ju dilni shesheve per revolta ndaj kane frike nga ju. Le te ikin te qerohen. Edhe nese ju shohin, ju trajtojne si kontigjente krimi. Kush i mban ne burg-thone...eshte bere shtrenjt te mbash nje burgaxhi me ushqim. Me mire te thyejne qafen sa te kerkojne ndihma sociale. Leket e kursyera i bejme fonde per te paguar agjenci reklamash per Shqiperine qe te terheqim kliente. As si fuqi puntore nuk ju durojne. Na rrisin statistikat e papunesise keta trapat. Me mire te veshin opingat e nga syte kembet. E familja...nuk e di, kam frike se ju shohin si tufa te ardhshme me euro...Ikni miq, ikni, hemoragji gjaku po vuan kombin...Ata po ngrene karriera politike mbi shpinen tuaj. Debate te bukur ne kuvend e televizione. Ne po kenaqemi duke qare hallet tuaja…”, shkruan ndër të tjeta Fuga.
https://www.facebook.com/pages/Artan-Fuga/27892188595?fref=nf
s.z

Comments

Submitted by ILIRET (not verified) on

Nga nje sociolog, nuk eshte i analizuar mire fenomeni. Bile do te thoja mjaft gabim. Eshte e vertete se politika ben sikur shqetesohet per emigrimin, por askush nuk mendon se ata qe ikin jane jashteqitja e kombit.

Te pakten kete duhej ta analizonte z. Fuga. Ciles shtrese i perkasin ata qe ikin. Sigurisht qe jane nder me te varferit, por jo me te varferit. Kjo edhe sipas njohjes direkte qe kemi per shume prej tyre, por edhe nga studime te tjera serioze. Keta qe po ikin kane bere nje pasaporte, kane blere bileten, kane mare edhe disa te holla per mbijetese me vete. Ndersa te varferit, te vobektit, ata te ndihmes ekonomike qe thote Fuga, jane ende ketu. Ata nuk kane leke te bejne pasaporten, te blejne bileten dhe ta mbajne disa euro ne xhep per hall. Bile atyre as borxh nuk ju jep kush ne lagje apo ne fshat, sepse jane te mbytur ne borxhe. Pra, me varfanjaket jane ketu dhe do te marin pjese ne votime. Voten do t'ja japin atij qe do te jape thesin me te madh me miell.

Po kontigjenti i krimit? Edhe ai eshte ketu. Pse. Sepse ata e dine fare mire se atje ne Gjermani do ti vendosin ne kampe dhe do ti kalojne ne skaner. Ata e dine se kush ka qene ne burg ne Shqiperi apo neper bote, nuk kalon lehte nga strukturat policore ne Gjermani. Edhe ata keqberes ordinere qe vjedhin varset e grave neper Tirane, jane ketu, nuk shkojne ne Gjermani. Ata e dine se atje nuk ushqehen dot. Sepse per pune nuk jua mban. Duke vjedhur, nje dite do te bien ne duart e policise gjermane dhe e paguajne mire pastaj. Keta edhe mund te marin pjese ne votime, ne krahun e atij qe paguan me mire, ose nuk marin pjese ne to, per arsye se nuk e dine qe po zhvillohen votime.

Ja pra, pse zotit Fuga i asht dasht me u pergadit ma mire kur te shkruante nje shkrim te tille, jo vetem me kahje politike, por sigurisht sipas profesionit te tij, me tendence studimore sociologjike dhe psikologjike. Prandaj z. Artan, mund te them se ka gabuar.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.