Tritan Shehu “zbulon” pse iku Ylli Shehu me LSI-në: “Kishte nënshkruar për të qëndruar në Parlament dy vite, pastaj do të zëvendësohej”. Kjo ndoshta shpjegon pse u nxeh Mediu...

Postuar në 01 Maj, 2015 07:40

Ylli Shehu kaloi me LSI-në dhe menjëherë, Fatmir Mediu, kryetar i Partisë Republikane, nxitoi të lëshonte një deklaratë armiqësore ndaj këtij morali. “LSI është vendi ku mblidhen mizat”, tha Mediu. Vetë Shehu, qetë fare, deklaroi se kishte kaluar me LSI-në se “nuk ishte kandiduar Agron Duka në Durrës”. Çështja ka gjasë të jetë diçka më e zgjuar se kaq. Dhe këtë e zbulonë në “Facebook” Tritan Shehu. Ja se cfarë thotë Shehu: “Nje deputet tjeter, i PR kete here, i quajtur Ylli largohet drejt LSI, drejt maxhorances. Une nuk cuditem, ashtu si nuk u cudita dhe me tjeret si ai me pare, edhe jane jo pak tashme. Eshte kthyer ky ne nje fenomen, tipik per "Afriken Qendrore".
Koleget e PR ankohen, megjithese duhet thene se kjo "risi" nuk prek vetem PR, eshte "gjitheperfshirese". Sidoqofte parandalimi duhet menduar shume me perpara, atehere kur caktohen emrat e kandidateve! Atehere kur partite e verteta si PD "ushqejne" artificialisht partickat. Dhe keshtu lind me tej kjo "Calcio Mercato Deputetesh".
Me befasoi dhe dicka tjeter:
- Ky deputet kishte nenshkruar nje mareveshje per te qendruar ne Parlament vetem dy vite, dhe me tej do te zevendesohej. Nuk besoj se mund te ekzistoje nje mareveshje e tille ne politike me amorale dhe me perbuzese per elektoratin”, shkruan Shehu. Me sa duket Shehu, deputeti, ka kalibruar shumë mirë lëvizjen e vet, duke i varur në qafë(metaforikisht) Mediut një medalje për zgjuarësi.
s.z

Comments

Submitted by XY (not verified) on

<p>
<script src="safari-extension://com.ebay.safari.myebaymanager-QYHMMGCMJR/51691ee0/background/helpers/prefilterHelper.js" type="text/javascript">
</script>
A e gjen dot njeri se cfare kuptimi ka ne shqip shpreja: &quot;Dhe keshtu lind me tej kjo...&quot;. Stil Tritanian!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.