Zamir Dedej i Agjencisë Kombëtare: Të anulohen HEC-et në zonat e mbrojtura, rikthimi i parqeve në zona turistike

Postuar në 01 Maj, 2015 09:15

Prej vitesh parqet e mbrojtura të Shqipërisë janë shfrytëzuar në mënyrë barbare nga gjuetia e paligjshme, shfrytëzimi pa kriter i lumenjve, por edhe prerja pa kriter e pyjeve, thuhet në një kronikë të trasmentuar nga “Top Channel”. Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Zamir Dedej, tha se një nga problemet kyçe me të cilat do të hasen është ndalja e ndërtimit e 20 HEC-eve në zonat e mbrojtura.  “Një numër rreth 20 e pak hidrocentrale brenda territorit të zonave të mbrojtura, në të cilat ne duam që të marrim hap. Bëhet fjalë që në shumicën e tyre ku nuk kanë filluar nga punimet. Qeveria ndodhet në një status pozitiv për t’i ndaluar që të mos filluar. Do të avancojmë me qeverinë për të ndaluar ndërtimin e hidrocentraleve për ata që nuk kanë filluar, por për të parë edhe për ata që janë krijuar për të shmangur dhe vëzhguar dëmet që ata mund të bëjnë”- deklaron Zamir Dedej.  “Top Channel” thotë se pas vendosjes së moratoriumit të gjuetisë, një tjetër masë duhet marrë për ndaljen e prerjeve të paligjshme të pyjeve. Dedei sqaron se do të lejohet vetëm shfrytëzimi i  pyjeve nga banorët e zonës për nevojat e konsumit.  “Do të ketë disa veprime shfrytëzuese që lidhen me pyjet, që mund të jenë si prerja e drurëve ose shfrytëzimi i lejuar, por duke pasur parasysh plotësimin e nevojave të komunitetit që jeton pranë këtyre zonave” – shton kreu i agjencisë.  Ndalimi i shfrytëzimit në formë barbare të parqeve të mbrojtura është vetëm njëra anë, por beteja tjetër është rikthimi i këtyre parqeve në zona turistike. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.