Rama shpall aksionin për hidrokarburet: Nafta as do përzjehet as do reduktohet, abuzuesit ndëshkohen

Postuar në 01 Maj, 2015 07:26

Kryeministri Edi Rama shprehet se në nisje të qeverisjes vendi u gjet në hemorragji në të gjitha anët, ku sipas tij problematika më e madhe ishte në sektorin energjetik. Gjatë prezantimit të aksionit të hidrokarbureve, ai tha se janë ndërmarrë instrumenta që hemorragjia të ndalet, që nga kontrolli, veprim i menjëhershëm, ndalimi dhe ndëshkimi, dhe se aksioni për hidrokarburet do të jetë si ai për energjinë elektrike. Rama tha se në këtë operacion përfshihen katër ministri, ajo e Ekonomisë, Ministria e Energjisë, Ministria e Financave dhe Ministria e Brendshme. Rama tha se kush kapet në shkelje të ligjit do të ndëshkohet sipas ligjit, duke thënë se futen lëndë shtesë, që sjellin dëm kolosal për ekonominë kombëtare dhe familjare, ndaj atyre që mendojnë se automjetin e tyre e ushqejnë me lëndën e duhur, dhe makina nuk reziston. Kryeministri tha se nafta shqiptare ka thyer edhe garancinë e mercedezit gjerman, duke shtuar se futet dhe bëhet si skodë brenda tre vjetësh dhe se njëlloj si mercedezin shpartallon edhe mushkëritë e shqiptarëve. Ai tha se do të sigurohet që karburanti as të mos përzihet dhe as të mos reduktohet dhe se do të bëhet verifikim për çdo leje të dhënë për çdo karburant. Në vijim ai tha se çdo shitje do raportohet online dhe çdo shkelje do ndëshkohet me penalitete shumë të rënda për çdo abuzues dhe duke ndjekur penalisht, këdo që bën shkelje në kurriz të konsumatorit.

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>E paska rruajtur mjekren e i paska prere floket Marksi, apo eshte Lenini ky ketu ne fotografi?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.