Arkiv-Lajme
Video/Incidenti në fushatën e Grida Dumës në Durrës
Një incident i ndodhur të premten gjatë një aktiviteti elektoral të kandidates Grida Duma në zonën e Shkozetit, ka tensionuar fushatën elektorale në qytetin bregdetar të Durrësit. Në mbrëmje, Partia Demokratike përmes deputetit Edmond Spaho, drejtuesi politik i fushatës në Durrës, ka denoncuar ngjarjen publikisht. Incidenti ka ndodhur kur kandidatja për Bashkinë e Durrësit Grida Duma dhe grupi që e shoqëronte janë futur në zonën e Shkozetit për të takuar banorë të saj.
Sarandë, bashkëpunimi mes policisë kufitare shqiptare dhe rojës bregdetare greke shpëton një motobarkë me 4 shtetas grekë
Policia kufitare shqiptare në Sarandë dhe roja bregdetare greke kanë shpëtuar paraditen e së shtunës një mjet lundrues në avari, në bordin e të cilit ndodheshin 4 shtetas grekë. Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet portuale lokale, sipas të cilave operacioni i shpëtimit ka nisur që në orën 7 të mëngjesit, kur motobarka ndodhej në ujërat territoriale shqiptare, në ishujt Fanon përballë Dhërmiut. Personat në mjetin lundrues, dy të rritur dhe dy fëmijë të moshave 7 dhe 4 vjeç, të ndodhur në vështirësi edhe nga rryma detare kanë njoftuar rojën bregdetare greke.
Prokuroria dërgon për gjykim deputetin e PD-së, Astrit Veliaj. Ndërtoi pa leje në pronat e Ministrisë së Brendshme
Prokuroria e Përgjithshme ka dërguar për gjykim dosjen hetimore ndaj deputetit te PD Astrit Veliaj. Ai u mor i pandehur nga Prokuroria e Përgjithshme në shtator të vitit të kaluar pas dy kallëzimeve penale të kryera për ndërtimin pa leje të universitetit nën pronësinë e kompanisë së tij UFO sh.p.k në qytetin e Fierit. Sipas Prokurorisë, një qytetare nga Fieri denoncoi fillimisht këtë subjekt tregtar për ndërtim të paligjshme në pronën e saj të një ndërtese 4 dhe 6 kate me një sipërfaqe prej 11 mijë metrash katrore.
Dënon sulmet kundër fjalës së lirë, Obama takon tre gazetarë me origjinë nga Etiopia, Vietnami e Rusia si vende që limitojnë ashpër lirinë e shtypit
Presidenti amerikan, Barack Obama ka dënuar sulmet kundër lirisë së shtypit në mbarë botën duke pritur tre gazetarë me origjinë nga vende që limitojnë ashpër këtë përbërës vendimtar të demokracisë, Etiopia, Vietnami dhe Rusia. “Në shumë vende në mbarë botën, shtypi i lirë është sulmuar nga qeveritë që dëshirojnë të fshehin të vërtetën apo që nuk besojnë tek qytetarët për të vendosur për veten e tyre”, deklaroi Obama në pranin e blogerit vietnamez, Dieu Cay, gazetares ruse, Fatima Tlisova dhe gazetares etiopiane, Lily Mengesha.
“Monitor” publikon të dhënat e “Telemetrix”: Telenovelat turke pushtojnë ekranet shqiptare ndryshon kryesimi në garën e TV-ve
Telenovelat turke pushtojnë ekranet e disa televizioneve kryesore, duke “imponuar” një model të debatueshëm të zgjedhjes së programacionit në kërkim të një shikueshmërie më të lartë. Rezistenca e Top Channel bën që ky i fundit të humbë kryesimin e audiencës, ndonëse mbetet i pashqetësuar nga kjo lloj konkurrence… “Monitor” publikon të dhënat e paraqitura nga kompania “Telemetrix” për audiencën e televizioneve kryesore në javën 6-12 prill 2015, matur në bazë të një teknologjie dhe sistemeve më të fundit në këtë fushë, që mundëson llogaritjen e audiencës në kohë.
Rektori i UT, Dhori Kule: Matura Shtetërore shkaktoi dëme, vitin tjetër kritere të reja për pranimin e studentëve
Edhe në studion e lajmeve të “Ora News”, Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule i ka qëndruar besnik qëndrimit se ligji i Arsimit të Lartë e shndërron universitetin në jo eficent. “Varianti para se të kalonte në qeveri është konsultuar me aktorë e universitete të ndryshme dhe së fundi, ditën që ne shkuam ramë dakord dhe nuk gjetëm argument kundër përballë propozimeve tona, dhe fatkeqësisht në qeveri ka kaluar një variant me probleme sidomos në disa pika që janë vërtet shumë shqetësuese” tha Kule.
Ziadin Sela në VOA: Zgjedhje të parakohshme për zgjidhjen e krizës në Maqedoni, Ahmeti dhe Thaçi instrumente të Gruevskit
“Zëri i Amerikës” zhvilloi një intervistë me Kryetarin e Komunës së Strugës, Ziadin Sela, për të folur për krizën politike në Maqedoni, për faktorin shqiptar politik atje dhe çështjet që shqetësojnë popullatën shqiptare. Sela bën thirrje BDI-së që të dalë nga koalicioni qeverisës sa më shpejt. Zgjidhjen e krizës ai e sheh me zgjedhje të parakohshme, por ato thotë se duhet të bëhen nga një Qeveri Teknike, e cila do ta qonte vendin drejt zgjedhjeve. Ndryshe, ato do të ishin të pavlefshme.
Skënder Gjinushi pohon në “Gazeta Shqiptare” se do dali në zgjedhje me Dritan Priftin: Bashkëpunim moral dhe politik
Pasi vendosi të dalë i vetëm në zgjedhjet e 21 Qershorit, kryetari i partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi thotë, se partia e tij do të kërkojë mbështetjen e të majtëve të zhgënjyer nga qeverisja e Ramës edhe pse shton se në zona të caktuara do mbështesë kandidatët e PSsë. Në një intervistë për “Gazetën Shqiptare”, gjithashtu Gjinushi pohon se ish-deputeti i LSIsë, Dritan Prifti e mbështet moralisht dhe politikisht PSDnë në këto zgjedhje. “Ai e ka shprehur vetë publikisht, që ka një interes për t’u kthyer në politikë.
Mero Baze në "Komitet": Vrasja e Ahmet Krasniqit politike, Milaim Zeka hartoi lista për vrasjen e përkrahësve të Ibrahim Rugovës (Video)
“Exspress” shkruan se Mero Baza, gazetari i njohur shqiptar, në emisionin “Komiteti” që transmetohet në RTK, e ka akuzuar gazetarin kosovar Milaim Zeka se kishte hartuar lista për vrasjen e njerëzve që përkrahnin Ibrahim Rugovën. Sipas tij, kjo dëshmohet edhe përmes disa filmimeve të RTSH-së. Mero Baze thotë se vrasja e Ahmet Krasniqit është vrasje politike. “Ishte vrasje e turpshme. Shteti shqiptar ka turp, sepse nuk ka hetuar asnjë orë për vrasjen e tij.
Një javë pas tërmetit asnjë mundësi për të mbijetuar në Nepal, bilanci arrin në 6 621 të vdekur dhe 14 023 të plagosur
Sipas agjencisë së lajmeve AFP, qeveria nepaleze përjashtoi sot çdo mundësi për gjetjen e të mbijetuarve të tjerë një javë pas tërmetit që ka shkaktuar 6621 të vdekur, sipas një bilanci të fundit zyrtar. “Një javë ka kaluar që prej tragjedisë më të rëndë. Ne kemi bërë të pamundurën për sa i përket operacioneve të shpëtimit dhe ndihmës, por tashmë besoj se nuk ekziston asnjë mundësi për të gjetur të mbijetuar nën gërmadha”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Laxmi Prasad Dhakal. Sipas tij, bilanci ka arritur në 6 621 të vdekur dhe 14 023 të plagosur.