Skënder Gjinushi pohon në “Gazeta Shqiptare” se do dali në zgjedhje me Dritan Priftin: Bashkëpunim moral dhe politik

Postuar në 02 Maj, 2015 03:23

Pasi vendosi të dalë i vetëm në zgjedhjet e 21 Qershorit, kryetari i partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi thotë, se partia e tij do të kërkojë mbështetjen e të majtëve të zhgënjyer nga qeverisja e Ramës edhe pse shton se në zona të caktuara do mbështesë kandidatët e PS­së. Në një intervistë për “Gazetën Shqiptare”, gjithashtu Gjinushi pohon se ish-deputeti i LSI­së, Dritan Prifti e mbështet moralisht dhe politikisht PSD­në në këto zgjedhje. “Ai e ka shprehur vetë publikisht, që ka një interes për t’u kthyer në politikë. Po si Dritan Prifti ka shumë ish-deputetë të majtë, nga PS apo nga LSI, që hë për hë duan që një alternativë tjetër të forcohet, pra është ajo pjesa që e sheh veten të margjinalizuar e që fillon që nga socialistët e thekur e deri te persona që kanë kontribuar në strukturat e së majtës deri në nivelet e larta. Dhe, në këtë kontekst, ai ka shfaqur dëshirën për të bashkëpunuar edhe me PSD-në. Këto janë zgjedhje lokale. Dhe në tërësi persona të tillë nuk kandidojnë vetë, sepse dilet me kryetarë bashkish. Kështu që, kontributi është moralopolitik”, tha Gjinushi për “Gazeta Shqiptare”.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.