Mero Baze në "Komitet": Vrasja e Ahmet Krasniqit politike, Milaim Zeka hartoi lista për vrasjen e përkrahësve të Ibrahim Rugovës (Video)

“Exspress” shkruan se Mero Baza, gazetari i njohur shqiptar, në emisionin “Komiteti” që transmetohet në RTK, e ka akuzuar gazetarin kosovar Milaim Zeka se kishte hartuar lista për vrasjen e njerëzve që përkrahnin Ibrahim Rugovën. Sipas tij, kjo dëshmohet edhe përmes disa filmimeve të RTSH-së. Mero Baze thotë se vrasja e Ahmet Krasniqit është vrasje politike. “Ishte vrasje e turpshme. Shteti shqiptar ka turp, sepse nuk ka hetuar asnjë orë për vrasjen e tij. Është vrarë dhe e kanë lënë si qen në morg”, ka thënë ai në emisionin “Komiteti” të Gazetës Express, që transmetohet në RTK.
Add new comment