Sarandë, bashkëpunimi mes policisë kufitare shqiptare dhe rojës bregdetare greke shpëton një motobarkë me 4 shtetas grekë

Postuar në 02 Maj, 2015 07:43

Policia kufitare shqiptare në Sarandë dhe roja bregdetare greke kanë shpëtuar paraditen e së shtunës një mjet lundrues në avari, në bordin e të cilit ndodheshin 4 shtetas grekë. Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet portuale lokale, sipas të cilave operacioni i shpëtimit ka nisur që në orën 7 të mëngjesit, kur motobarka ndodhej në ujërat territoriale shqiptare, në ishujt Fanon përballë Dhërmiut. Personat në mjetin lundrues, dy të rritur dhe dy fëmijë të moshave 7 dhe 4 vjeç, të ndodhur në vështirësi edhe nga rryma detare kanë njoftuar rojën bregdetare greke. Kjo e fundit ka lajmëruar kolegët shqiptarë, të cilët janë nisur me 3 mjete lundruese dhe bashkë me dy motovedeta greke të nisura nga vendi i tyre kanë nisur kërkimet. Rreth orës 13:00 është bërë i mundur lokalizimi i motobarkës në avari, e cila ndodhej 2 milje brenda ujërave territoriale shqiptare, dhe u është ardhur në ndihmë personave në bord. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.