Rektori i UT, Dhori Kule: Matura Shtetërore shkaktoi dëme, vitin tjetër kritere të reja për pranimin e studentëve

Edhe në studion e lajmeve të “Ora News”, Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule i ka qëndruar besnik qëndrimit se ligji i Arsimit të Lartë e shndërron universitetin në jo eficent. “Varianti para se të kalonte në qeveri është konsultuar me aktorë e universitete të ndryshme dhe së fundi, ditën që ne shkuam ramë dakord dhe nuk gjetëm argument kundër përballë propozimeve tona, dhe fatkeqësisht në qeveri ka kaluar një variant me probleme sidomos në disa pika që janë vërtet shumë shqetësuese” tha Kule. Gjatë një interviste për gazetaren Ilva Tare Kule tha “Heqja e Maturës Shtetërore nuk do të rikthejë konkurset. Do kthehet truri në Universitet, një lëndë e parë siç e ka gjithë bota, sepse Matura Shtetërore shkaktoi dëme të mëdha. Universitetet do të hartojnë kriteret si do të pranojnë studentët”. Duke iu rikthyer ligjit të arsimit të lartë, që ka zgjuar një debat të nxehtë në radhët e akademikëve, Rektori i Universitetit të Tiranës, u shpreh se ky ligj ka tashmë shumë sëmundje dhe se me propozimin e ri jemi përballë një rreziku duke e bërë Universitetin antikushtetues.
Add new comment