Rama i përgjigjet Blushit nga Panairi i Punës: Shqipëria sot është një vend që nuk ofron mundësi të barabarta për të gjithë, por askush mos i marrë shqiptarët për budallenj

Rama ka zgjedhur një gjuhë të ashpër për t’ju përgjigjur shqetësimeve të deputetit Ben Blushi. Nga Panairi i Punës kryeministri tha se kushdo që mendoi se rilindja do të ndodhë vetë ka parë diçka që nuk ekziston dhe sot po bën politikën e llojit më të ulët që sot nuk ka asnjë ide alternativë apo program. Kushdo që bën të kundërtën, tha Rama i merr shqiptarët për budallenj. “Pa asnjë dyshim që Shqipëria sot është një vend që nuk ofron mundësi të barabarta për të gjithë ,që ende nuk ofron punësim për të gjithë, por siç tregojnë, jo shifrat, shifrat po e po, por historitë njerëzore të mijëra njerëzve që 18 muaj nuk ishin në punë. Shqipëria është në rrugën e rilindjes. Por kush ka imagjinuar gabimisht se Shqipëria e rilindur ishte një punë e lehtë që mjaftonte të ndryshonin qeveritë, apo flamurin e partisë që do qeveriste vendin dhe rilindja do linde vete, ka parë një gjë që nuk ekziston. Kush përpiqet që thotë ku i keni këto, ku i keni ato i merr shqiptarët për budallenj. Duke shfrytëzuar problemet reale dhe një dëshpërim që është real të bëjë politikën e llojit më të ulët, politikën që s’ka asnjë ide, asnjë program, asnjë alternativë, por ka vetëm një, rrugën e shpif-shpif se diçka do të mbetet dhe gënje-gënje se me siguri do të gjenden njerëzit që do ta hanë gënjeshtrën.”
Add new comment