Arkiv-Lajme

“Monitor”/ Qeveria përshpejton rimbursimin e TVSH, rritja 328. % për tremujorin e parë

Postuar në 30 Prill, 2015 02:19

Rimbursimi i TVSH ndaj biznesit është përshpejtuar ndjeshëm këtë tremujor duke shënuar një rritje me gati 328 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. “Monitor” shkruan se rimbursimi në vlerë arriti mbi 2 miliardë në janar-mars nga vetëm 474 milionë lekë qw ishte në janar-mars 2014. Por rreth 75 për qind e TVSH së disbursuar për tremujorin është dhënë vetëm në muajin mars. Procesi i rikthimit të TVSH-së nisi të përmirësohet pas një frenimi që pësoi në tremujorin e fundit të 2014 dhe në dy muajt e parë të vitit.

“Panorama” hap dosjen e Partisë Socialiste për shpenzimet: Në 2014-­ën shleu borxhet që mori në opozitë, shton shpenzimet për dietat

Postuar në 30 Prill, 2015 02:11

“Panorama” shkruan sot se Partia Socialiste gjatë vitit 2014 ka shpenzuar në total 86.5 milionë lekë. Sipas raportit vjetor të depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, partia kryesore e maxhorancës raporton se në një vit kalendarik ka pasur një ulje të donacioneve në krahasim më vitin e shkuar, në të cilin u zhvilluan zgjedhjet. Sipas “Panoramës”, gjatë vitit 2014, selia rozë ka arritur të mbledhë rreth 41 për qind më pak të ardhura nga kuotat e deputetëve, ndërkohë që tkurrje kanë pësuar dhe donacionet nga të tretët me 97 për qind.

Vëzhgimi/Për shqiptarët prioritet janë të ardhurat. Për grekët dhe malazezët, shëndeti. Për serbët, bullgarët, kroatët dhe boshnjakët, kënaqësia në jetë

Postuar në 29 Prill, 2015 17:30

Çfarë ka më shumë rëndësi? Ose kush është prioriteti juaj? Kjo pyetje u është drejtuar 80 mijë njerëzve në të gjithë botën nga OECD Better Life Index dhe është krijuar një hartë. Për shqiptarët më shumë rëndësi kanë të ardhurat, në ndryshim nga fqinjët e vet. P.sh për grekët, malazezët, apo turqit, ka prioritet shëndeti. Për serbët, kroatët, boshnjakët dhe bullgarët ka më shumë rëndësi kënaqësia në jetë, për sllovenët mjedisi, kurse për rumunët arsimimi. Të vetmit në Europë që kanë prioritet të njëjtë me shqiptarët, janë ukrainasit.

Xhaxhiu i kërkon A. Angjelit të rendisë “dy investime të prekshme”. “ I pari, rehabilitimi i qendrave të qyteteve”. “Mos jeni edhe Ju me teorinë e ambalazhit z. Angjeli”, pyet Xhaxhiu...

Postuar në 29 Prill, 2015 16:41

“Më thoni ju lutem dy, jo pesë, se pesë janë shumë, por dy investime të prekshme që janë bërë nën qeverisjen socialiste”. Kjo ishte një nga pyetjet që Rezear Xhaxhiu i shtroi Anastas Angjelit, deputet i PS-së dhe pedagog i financës, gjatë emisionit “Natë me Xhaxhiun”. Përgjigja e profesorit ishte impresionuese për vetë historinë politike dhe profesionale të z. Angjeli. “Së pari do të përmendja investimet në rehabilitimin e qendrave të qyteteve dhe hyrjes së shumë qendrave urbane.

I njëjti refren nga Brukseli, zgjedhjet sërish test për Shqipërinë. BE kërkon reforma serioze në gjykata dhe shëndetësi. Keqardhje për deklaratat nacionaliste të Ramës

Postuar në 29 Prill, 2015 15:24

Parlamenti Europian diskutoi mbi projektrezolutën e raportuesit Fleckenstein për Shqipërinë, ku u ripërsëritën detyrat për qeverinë, mes të cilave edhe zhvillimi demokratik i zgjedhjeve të qershorit. Pas diskutimeve dy eurodeputetët, Fleckenstein e Kukan dhanë opinionet e tyre mbi atë çka duhet të përmbushë Shqipëria për të hapur negociatat me Bashkimin Europian.

Knut Fleckenstein:

Tatimet, sistemi “on line” jashtë funksionit që nga Janari. Të dhënat për 3-mujorin i përcillen M. së Financave me “shkrim dore”. Llogaritë dalin të parakorduara

Postuar në 29 Prill, 2015 14:54

Një nga treguesit që ka shkaktuar jo pak çudi në Ministrinë e Financave janë të ardhurat e grumbulluara nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore në tremujorin e parë të vitit 2015. Nëse për sigurimet shoqërore të ardhurat rezultojnë me ulje, për sigurimet shëndetësore ato raportohen të realizuara 200%. Një mosrakordim që dyshohet se është pasojë e llogaritjes manuale të shifrave nga Drejtoria e Tatimeve, pasi sistemi on line i Tatimeve është jashtë funksionit.

Dështim shumëplanësh i ambicjeve të qeverisë në tatime e dogana për 3-mujorin e parë të 2015. Oreksi më i madh nga “takati” për të shëndoshur ekonominë

Postuar në 29 Prill, 2015 13:47

Ndryshimet që u bënë në Drejtorinë e Doganave me heqjen e Elisa Spiropalit nuk kanë ndryshuar gjë në planin e të ardhurave në tatime e dogana. Madje 3-mujori i parë i 2015-ës rezultoi me 8.6% më pak të ardhura se objektivi ose 50 milionë dollarë më pak, duke vënë qeverinë në pozita të sikletshme përballë ambicjeve të saj për të vjelë frytet e një politike të “suksesshme” tatimore e doganore.

Skandali i përgjimeve në Gjermani, ish-komisioneri për të Drejtat e Njeriut, Loening: “Kontrolli demokratik i shërbimeve sekrete, ka dështuar”

Postuar në 29 Prill, 2015 11:54

Kontrolli parlamentar mbi shërbimet sekrete ka dështuar. Pohimi lidhet me një vend demokratik(!) si Gjermania dhe vjen nga ish-komisioneri për të Drejtat e Njeriut, Markus Loening. “Jemi dëshmitarë të shumë skandaleve përgjatë 15-20 viteve të fundit, që të gjithë implikojnë BND-në. Por asgjë e ngjashme nuk ka ndodhur. Skandali i fundit na provon se kontrolli demokratik nuk ka funksionuar”, thotë Loening.

Much Nano: midis besnikërisë dhe “tradhëtive”

Postuar në 29 Prill, 2015 11:31

Nuk kam pasur rast ta njoh Muç Nanon, (Much shkruhet në ftesën për spektaklin e fundit-One man show “Dhe profetët dinë… të puthin”) kur në fillim të viteve 80-të, të dy, pavarësisht njeri-tjetrit, ngjisnim e zbrisnim shkallët e korpusit të Universitetit të Tiranës. Ai ndalonte në katin e dytë, ndërsa unë vazhdoja në të tretin. Nuk e njoha as në fillim të dekadës tjetër, vitet 90-të, kur ai nisi të ngjiste shkallë të tjera, në karrierë diplomatike, ndërsa unë vazhdoja të ngjisja dhe zbrisja shkallët që dikur i kishim përshkuar bashkë.

Kryeministri iu përvodh pyetjeve të deputetit, ndaj socialistët i përgjigjen vetë Blushit. Letër e prof.asc. Hysen Binjakut: “Shqipërisë i bën dëm edhe fytyra, edhe pasqyra”

Postuar në 29 Prill, 2015 10:26

Ben Blushi, deputet dhe anëtar i kryesisë së Partisë Socialiste bëri 120 pyetje drejtuar një socialisti, ku parashtronte disa probleme të qeverisjes së sotme. Kryeministri i vendit, iu shmang përgjigjeve, duke vënë në punë një gati-batutë se ai “nuk komenton komentatorët”. Sot media të ndryshme flasin se Edi Rama mendon se pas Blushit “vërtitet fantazma e Fatos Nanos”. Për këto arsye socialistët kanë vendosur t’i përgjigjen vetë Blushit. Gazeta “Dita” boton një shkrim të prof.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme