Skandali i përgjimeve në Gjermani, ish-komisioneri për të Drejtat e Njeriut, Loening: “Kontrolli demokratik i shërbimeve sekrete, ka dështuar”

Postuar në 29 Prill, 2015 11:54

Kontrolli parlamentar mbi shërbimet sekrete ka dështuar. Pohimi lidhet me një vend demokratik(!) si Gjermania dhe vjen nga ish-komisioneri për të Drejtat e Njeriut, Markus Loening. “Jemi dëshmitarë të shumë skandaleve përgjatë 15-20 viteve të fundit, që të gjithë implikojnë BND-në. Por asgjë e ngjashme nuk ka ndodhur. Skandali i fundit na provon se kontrolli demokratik nuk ka funksionuar”, thotë Loening. Me skandalin e fundit përkufizohet shërbimi që BND-ja gjermane i ka bërë NSA-së amerikane për të përgjuar politikanë të ndryshëm europianë, pavarësisht se ligjet gjermane e ndalojnë një gjë të tillë. Ka nisur një hetim për këtë çështje që po nxjerr në dritë se aktiviteti prej çiraku i BND-së ka nisur që në vitin 2005. Loening thotë se drejtues të lartë të BND-së kanë gënjyer parlamentin dhe se objektiv përgjimi për llogari të amerikanëve ka qenë edhe kancelarja Merkel. Në momentin që revista “Spiegel” publikoi skandalin, Merkel reagoi, duke nfritur madje edhe çështjen e nxjerrjes nga Gjermania të kompanisë “Verizon”. Por kjo nuk vazhdoi më gjatë, pasi negociimet diplomatike dhe riformulimi i nevojës për partneritetin transatlantik, në dritën e krizës ukrainase, i dha Gjermanisë “licencën” e një aktori me peshë cilësisht të re.
http://www.aa.com.tr/en/u/501760--german-intelligence-agenci...
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.