Xhaxhiu i kërkon A. Angjelit të rendisë “dy investime të prekshme”. “ I pari, rehabilitimi i qendrave të qyteteve”. “Mos jeni edhe Ju me teorinë e ambalazhit z. Angjeli”, pyet Xhaxhiu...

“Më thoni ju lutem dy, jo pesë, se pesë janë shumë, por dy investime të prekshme që janë bërë nën qeverisjen socialiste”. Kjo ishte një nga pyetjet që Rezear Xhaxhiu i shtroi Anastas Angjelit, deputet i PS-së dhe pedagog i financës, gjatë emisionit “Natë me Xhaxhiun”. Përgjigja e profesorit ishte impresionuese për vetë historinë politike dhe profesionale të z. Angjeli. “Së pari do të përmendja investimet në rehabilitimin e qendrave të qyteteve dhe hyrjes së shumë qendrave urbane. Janë 140 milionë dollarë që janë hedhur nga buxheti për të rehabilituar qendrat e qyteteve, duke ofruar shërbime për qytetarët. A krijon kjo punësim dhe a përben kjo investim strategjik? Kjo pjesë e investimeve i takon biznesit dhe në krijimin e një klime të mirë në këtë drejtim ne kemi shumë për të bërë”, tha z. Angjeli që nuk arriti dot të gjente investimin e dytë të kërkuar nga Xhaxhiu. Pyetja që pasoi edhe më domethënëse: “Pse të mos nisej investimi nga periferitë,aty ku ka varfëri dhe mungesë zhvillimi dhe pastaj të shkonte drejt qendrës? A mos jeni edhe Ju z. Angjeli me teorinë e ambalazhit?”. Përgjigja e financierit të PS-së ishte “demagogji nga halli”. “Unë nuk mendoj se ka ndonjë dallim mes këtyre të dyjave në realizimin e investimeve. Çfarë më shqetëson mua aktualisht është prirja e ekonomisë dhe zhvillimimi i sektorëve strategjikë...”, tha Angjeli që është ndalur sidomos te bujqësia. s.z
Comments
Angjeli ? A nuk eshte ky i
<p>Angjeli ? A nuk eshte ky i ashtuquajturi "mamuth i korupsionit" ?</p>
Add new comment