“Monitor”/ Qeveria përshpejton rimbursimin e TVSH, rritja 328. % për tremujorin e parë

Postuar në 30 Prill, 2015 02:19

Rimbursimi i TVSH ndaj biznesit është përshpejtuar ndjeshëm këtë tremujor duke shënuar një rritje me gati 328 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. “Monitor” shkruan se rimbursimi në vlerë arriti mbi 2 miliardë në janar-mars nga vetëm 474 milionë lekë qw ishte në janar-mars 2014. Por rreth 75 për qind e TVSH së disbursuar për tremujorin është dhënë vetëm në muajin mars. Procesi i rikthimit të TVSH-së nisi të përmirësohet pas një frenimi që pësoi në tremujorin e fundit të 2014 dhe në dy muajt e parë të vitit. Bizneset të veçanta kanë pohuar për se, tatimet kanë nisur ti marrin në telefon për tërhequr shumat, por kanë pohuar në të njëjtën kohë se, janë rritur tarifat e pagesave nëndorë për marrjen e disbursimit. Biznesët pohojnë se, këtë shqetësim e kanën përcjellë edhe tek institucionet financiare ndërkombëtare. Rimbursimi në kohë i TVSH-së vijon të jetë një nga problemet më madhore të biznesit me marrëdhëniet me fiskun. Për eksportuesit luhatjet në marrjen mbrapsht të TVSH-së kanë sjellë në shumë raste pengesa për investime të reja dhe për pagesat ndaj të tretëve, shkruhet sot në “Monitor”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.