Pika e ngopjes për borxhin publik, kap nivelin rekord të 1 trilionë lekëve. Civici: Nuk mjafton strategjia, duhet rritje ekonomike 4-5% për të ulur nivelin e borxhit

Morealizimi I planit në tatime e dogana për 3-mujorin e parë të vitit 2015 shoqërohet me një tjetër dhimbje koke për qeverinë. Borxhi publik sipas Bankës së Shqipërisë ka kapur nivelin rekord të 1 trilionë lekëve ose 72% të GDP-së. Ish-anëtari i Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë, Ardian Civici thotë për Tv Klan se risku për ekonominë mbetet i lartë. “Është niveli më I lartë I borxhit që ne kemi pasur në këtë histori 25 vjeçare. Me këtë nivel borxhi dhe me këtë ekonomi të brishtë që kemi kjo konsiderohet një përqindje e lartë që po nuk u menaxhua me kujdes mund të kthehet vërtet në një problem shqetësues”. Sipas tij që ekonomia të ndjekë ritimin e rritjes dhe shlyerjes së borxhit në mënyrë që ai të mos jetë kërcënim për stabilitetin financiar të vendit nevojitet një rritje më e lartë ekonomike nga ajo që është aktualisht. “Të kesh një strategji për uljen e borxhit është pozitive, por të kesh mundësitë dhe hapësirat e duhura për ta ulur këtë borxh, kjo kërkon në radhë të parë një rritje ekonomike më të madhe se 2 për qind që kemi ne sot dhe njëkohësisht kërkon një stabilitet në garantimin e të ardhurave nëprmjet sistemit të tatimeve dhe taksave”. Të dhënat e publikuara për 3-mujorin e parë të vitit 2015 ku tatimet e doganat rezultojnë me rënie nga plani janë një sinjal se qeveria do ta ketë të vështirë administrimin e borxhit dhe uljen e tij brenda afateve të Kërkuara nga FMN.
l.m
Comments
Eshte hera e pare qe per
<p>
<script src="safari-extension://com.ebay.safari.myebaymanager-QYHMMGCMJR/1c159626/background/helpers/prefilterHelper.js" type="text/javascript">
</script>
Eshte hera e pare qe per borxhin po flitet ne Albanian Lek.</p><p>Trilionshi eshte kapur sepse vlera e lekut ka rene gati 25% qe prej kohes kur borxhin e shprehnin ne dollare.</p><p>Filloi ta dredhe bishtin edhe Guvernatori i ri.</p>
Add new comment