Tregtarët e naftës mbështesin aksionin kundër abuzuesve: Në treg ka plot raste që marka e reklamuar s’ka lidhje me karburantin që shet

Postuar në 02 Maj, 2015 09:47

Shoqata e Hidrokarbureve si përshëndet nismën e qeverisë për aksionin kundër abuzuesve me cilësinë e naftës, kërkoi që ndërhyrja të mos çojë në nxjerrjen nga tregu të disa kompanive për të futur në treg klientët e tyre. Sipas kësaj shoqate në 20 vjet sektori ka një grup kompanish që ushtrojnë aktivitet me korrektësi, bazuar në rregull, ndërsa ekziston një pakicë spekulante që shfaqet nga ‘hiçi’ shpesh dhe në lidhje dyshuese me segmente të shtetit, që duke ndërtuar skema borxhi ndaj ndërmarrjeve shtetërore, Doganave, Tatimeve, apo Bankave, befas mbyllin një kompani duke u shmangur kështu nga të gjitha borxhet. Së dyti në treg ka plot raste që marka e reklamuar nuk ka lidhje me karburantin që shet. Shoqata e Hidrokarbureve ngre si shqetësim faktin se sot në vend ka vetëm një laborator pranë IQT dhe një pranë doganës, të dy të paakredituar dhe me teknologjinë që përdorin nuk i analizojnë dot të gjithë parametrat e cilësisë. Për përfaqësuesit e këtij sektori rregullimi i këtyre problemeve do t’i jepte fund abuzimit të çdo subjekti.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.