Arkiv-Lajme
Ekspertët deklarojnë se në listat e zgjedhësve figurojnë 312 mijë votues pa adresë. 10 mijë votues ende të papërfshirë në lista
“Albanianscreen” raporton për një shifër shumë të lartë të votuesve pa adresë: 312 mijë. Televizioni në fjalë referon për këtë të dhënë dy ekspertët e caktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pranë Gjendjes Civile, me synim monitorimin e vërtetësisë dhe saktësisë së listave. Ekspertët kanë Armand Teliti dhe Ended Kërçini.
PD, akuza kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, per manipulim me listat e zgjedhësve
Partia Demokratike zhvendos betejën elektorale në Durrës. Sipas deputetit Edmond Spaho, kryetari aktual i bashkisë, Vangjush Dako, po aplikon nje skemë manipuluese. "Vangjush Dako me njerëzit e tij po përgatisin skenën për të deformuar vullnetin e qytetarëve durrsakë. Mekanizimi është regjistrimi në listat e zgjedhësve të bashkisë Durrës të njerëzve me bindje të majta që aktualisht banojnë në territore të bashkive të tjera, duke i ndryshuar në mënyrë fiktive regjistrin e gjëndjes civile dhe konvertuar banorë të bashkisë Durrës.
Rezultatet paraprake të hetimeve për shpërthimet në Marinëz. Nënkontraktori i Bankers, i papërgatitur për shpime. Uji, vetëm për përdorim komunal
Nga hetimet paraprake të Prokurorisë së Fierit për shpërthimet në Patos-Marinëz përgjegjësia bie mbi kompaninë "Bankers Petrolium", e cila ka kontraktuar një kompani të paspecializuar për shpime si dhe me aktivitetin e saj naftënxjerrës ka shkaktuar pasoja në mjedis dhe zonat e banuara. Ekspertimi I Agjencisë Kombëtare të Burimeve natyrore ka konstatuar se nënkontraktori i Kompanisë "Bankers Petroleum" që kryen operacionet e shpimit, ka qenë i papërgatitur, si në aspektet teknike, ashtu edhe ato organizative, për të përballur raste të tilla.
Ish-kryeministri Berisha: “Për rrëzimin e Fatos Nanos, Edi Rama dhe Erjon Veliaj bashkëpunuan me mua, brenda dhe jashtë vendit. Kam dokumente”
Intervista e kandidatit të mazhorancës për Tiranë, Erjon Veliaj, dhënë për “Opinion” vijon të provokojë replika. Kësaj radhe është ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, që ka ndërhyrë për të bërë një përgënjeshtrim. “Por le te kthehemi pak tek mohimi nga ana e tij i bashkepunimit me Ramen, te njohur nga te gjithe per te rrezuar Fatos Nanon, madje edhe duke perqeshur me koreografi te kushtueshme martesen e tij te dyte, nderkohe qe Rama ishte vet ne martesen e katert.
Ambasadori gjerman Hoffman jep një hollësi: “Në Shqipëri ka gjykatës që marrin zarfin në mëngjes e pastaj shkojnë në punë”
Para disa kohësh kryeministri hapi në media një debat për korrupsionin në drejtësi. Shumë shqetësues sipas tij dhe këtë e ilustroi me një shembull që kishte të bënte me gjyqtarin Gjin Gjoni, ose siç thoshte ai, siç e thonë të huajt, Xhin Xhoni. Muajt ikën, llafet i mori era dhe drejtësia vazhdon të jetë aty, kala e pamposhtur e funksionimit të ligjësive të veta. Sot është mbajtur një konferencë rajonale për integrimin europian. Ka folur edhe ambasadori gjerman në Tiranë, Helmut Hoffman, që përmendi edhe njëherë se çfarë do të thotë të jesh gjyqtar në Shqipëri.
Policia ushtron dhunë ndaj protestuesve në Shkup, me opozitën janë bashkuar edhe shumë shqiptarë
Situatë tensionesh ka mbretëruar para Qeverisë në Shkup, dhe se policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe topa uji kundër protestuesve. Protesta vjen pas publikimit të “bombës” së 29-të të opozitës. Në protestë janë lëshuar incizimet nga përgjimet. Një pjesë e turmave protestuese janë shpërndarë para Qeverisë, pasi që qeveria ka ushtruar dhunë ndaj tyre. Informacionet thonë për të plagosur në mesin e protestuesve, të cilët nuk janë larguar nga gazi lotsjellës dhe topat e ujit të forcave speciale.
Sipas “Monitor” kompanitë publike kanë zbrazur depozitat pa afat për të “mbushur buxhetin”
“Monitor” shkruan se depozitat e transferueshme të kompanive publike (shtetërore) jo financiare kanë regjistruar një rënie të fortë në muajin mars të këtij viti, sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë. Ky zë ka regjistruar një rënie me 20% apo me 1.7 miliardë lekë (12 milionë euro), për të zbritur në 7.4 miliardë lekë. Sipas “Monitor”, në depozita të transferueshme mbahen gati gjysma e totalit të depozitave të kompanive shtetërore, që ishin gjithsej 15.6 miliardë lekë në fund të muajit mars 2015.
Një shkrim në “Panorama” thotë se janë dorëhequr kandidatët demokratë të Këshillit Bashkiak që janë në vende jofavorizuese të listës
“Panorama” shkruan sot se partitë politike kanë depozituar të hënën, deri në orët e vona të mbrëmjes, në KQZ listat e kandidatëve vetëm për 10 bashkitë kryesore, që me ndarjen territoriale kanë më shumë se një komision zonal të administrimit të zgjedhjeve (KZAZ). Sipas “Panoramës” burime nga partitë politike bëjnë me dije se në KQZ kanë “prenotuar” vetëm datën e regjistrimit dhe numrin e protokollit, pasi listat e kandidatëve për këshillat bashkiakë po diskutohen ende dhe po shikohen për të bërë të mundur zhvendosjen e kandidatëve në renditje.
Gianni Pittella: Formalisht, njohja e Kosovës nuk është kusht për Serbinë në BE
Formalisht, njohja e Kosovës nuk është kusht për anëtarësim të Serbisë në BE. Kështu është shprehur presidenti i grupit social-demokrat në Parlamentin e Evropës, Gianni Pittella, shkruan gazeta “Koha Ditore”. Megjithatë, Pittella ka theksuar se shtetet anëtare të BE-së janë pajtuar që perspektivën e integrimeve evropiane të Kosovës dhe Serbisë ta lidhin me normalizim të marrëdhënieve mes tyre.
“Hasanizimi”, reagon Meta në “Studio e Hapur”: Blushi e denigron Halilajn si Basha
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka deklaruar dje se jo të gjitha deklaratat e deputetit Ben Blushi duhen marrë seriozisht dhe se jo të gjitha kritikat duhen neglizhuar. I ftuar në “News 24”, në emisionin “Studio e Hapur” të Eni Vasilit, Meta iu përgjigj dhe akuzave për hasanizimin e Shqipërisë. “Unë nuk kam dëshirë të komentoj mendimet e lira të një deputeti, siç është dhe zoti Blushi, sepse është e drejtë e çdo deputeti të japë mendimet e tij, të jetë edhe kritik.