Gianni Pittella: Formalisht, njohja e Kosovës nuk është kusht për Serbinë në BE

Postuar në 06 Maj, 2015 01:58

Formalisht, njohja e Kosovës nuk është kusht për anëtarësim të Serbisë në BE. Kështu është shprehur presidenti i grupit social-demokrat në Parlamentin e Evropës, Gianni Pittella, shkruan gazeta “Koha Ditore”. Megjithatë, Pittella ka theksuar se shtetet anëtare të BE-së janë pajtuar që perspektivën e integrimeve evropiane të Kosovës dhe Serbisë ta lidhin me normalizim të marrëdhënieve mes tyre. “Për aq kohë sa “normalizimi” i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës është një kriter kyç për integrimin evropian të të dyja palëve, parlamenti i BE-së, së bashku me disa shtete anëtare, edhe më tutje mund të jetë i ndarë në qëndrime nëse “normalizimi” i marrëdhënieve duhet të përfshijë edhe njohjen reciproke diplomatike”, ka vlerësuar Pittella për të përditshmen serbe, “Politika”, transmeton “Koha.net”. “Formalisht, njohja e Kosovës nuk është kusht për anëtarësim. Megjithatë, shtetet anëtare janë pajtuar që perspektivën e integrimit evropian të Serbisë dhe Kosovës ta lidhin me normalizim të marrëdhënieve mes vete. Kjo është rruga e duhur. E vetmja rrugë që mund të çojë drejt së ardhmes, e jo drejt së kaluarës”, thekson ai. Pittella ka thënë se e ardhmja edhe e Kosovës edhe e Serbisë është në Bashkimin Evropian.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.