Ambasadori gjerman Hoffman jep një hollësi: “Në Shqipëri ka gjykatës që marrin zarfin në mëngjes e pastaj shkojnë në punë”

Para disa kohësh kryeministri hapi në media një debat për korrupsionin në drejtësi. Shumë shqetësues sipas tij dhe këtë e ilustroi me një shembull që kishte të bënte me gjyqtarin Gjin Gjoni, ose siç thoshte ai, siç e thonë të huajt, Xhin Xhoni. Muajt ikën, llafet i mori era dhe drejtësia vazhdon të jetë aty, kala e pamposhtur e funksionimit të ligjësive të veta. Sot është mbajtur një konferencë rajonale për integrimin europian. Ka folur edhe ambasadori gjerman në Tiranë, Helmut Hoffman, që përmendi edhe njëherë se çfarë do të thotë të jesh gjyqtar në Shqipëri. “Lufta ndaj korrupsionit duhet të shtrihet së pari në drejtësi. Në Shqipëri shifrat e korrupsionit janë të larta. Ka gjykatës që marrin zarfin në mëngjes e pastaj shkojnë në punë. Kjo situatë nuk e ndihmon aspak vendin tuaj” u shpreh ambasadori( http://m.oranews.tv/vendi/azilkerkuesit-hoffman-shqetesuese-...). Nuk dihet nëse ka ndonjë denoncim nga portali antikorrupsion për ndonjë gjyqtar, por fakti që po flitet në këtë mënyrë e bën të panevojshëm. E kur i di ambasadori gjerman këto hollësi, po institucionet që përdorin gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare, çfarë dinë dhe pse rrinë? Kur do rilindin?
s.z
Add new comment