Policia ushtron dhunë ndaj protestuesve në Shkup, me opozitën janë bashkuar edhe shumë shqiptarë

Postuar në 06 Maj, 2015 02:41

Situatë tensionesh ka mbretëruar para Qeverisë në Shkup, dhe se policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe topa uji kundër protestuesve. Protesta vjen pas publikimit të “bombës” së 29-të të opozitës. Në protestë janë lëshuar incizimet nga përgjimet. Një pjesë e turmave protestuese janë shpërndarë para Qeverisë, pasi që qeveria ka ushtruar dhunë ndaj tyre. Informacionet thonë për të plagosur në mesin e protestuesve, të cilët nuk janë larguar nga gazi lotsjellës dhe topat e ujit të forcave speciale. Protestues të revoltuar kanë qëndruar disa metra larg qeverisë duke bllokuar rrugët dhe duke qëndruar pranë njësiteve speciale. Agjencitë e lajmeve thonë se në mesin e protestuesve është parë edhe flamuri shqiptar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.