Rezultatet paraprake të hetimeve për shpërthimet në Marinëz. Nënkontraktori i Bankers, i papërgatitur për shpime. Uji, vetëm për përdorim komunal

Postuar në 06 Maj, 2015 06:27

Nga hetimet paraprake të Prokurorisë së Fierit për shpërthimet në Patos-Marinëz përgjegjësia bie mbi kompaninë "Bankers Petrolium", e cila ka kontraktuar një kompani të paspecializuar për shpime si dhe me aktivitetin e saj naftënxjerrës ka shkaktuar pasoja në mjedis dhe zonat e banuara. Ekspertimi I Agjencisë Kombëtare të Burimeve natyrore ka konstatuar se nënkontraktori i Kompanisë "Bankers Petroleum" që kryen operacionet e shpimit, ka qenë i papërgatitur, si në aspektet teknike, ashtu edhe ato organizative, për të përballur raste të tilla. Shërbimi Gjeologjik Shqiptar ka evidentuar se shkaktaree e fenomeneve të ndodhura është veprimtaria shfrytëzuese e naftës nga ana e Kompanisë.  Agjensia Kombëtare e Mjedisit ka konstatuar se vlera e matur e SO2, krahasuar me normën e OBSH-së tejkalon në masën 56.1 %. Vlera e matur NO2, krahasuar me normën e OBSHe tejkalon në masen 49 %. Ndërsa Ministrisa e Shëndetësisë ka dalë në përfundimin se Ujësjellësi i fshatit Marinëz nuk mund të përdoret për furnizim publik (pirje, përgatitje ushqimesh, higjenë personale), por vetëm për përdorim komunal, deri në përmbushjen e kërkesave të cilësisë së ujit, sipas standartit shqiptar në fuqi dhe Direktivave të BE-së. Edhe uji i puseve familjare është jashtë standartit, rekomandohet të mos përdoret .

 

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.