PD, akuza kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, per manipulim me listat e zgjedhësve

Postuar në 06 Maj, 2015 08:07

Partia Demokratike zhvendos betejën elektorale në Durrës. Sipas deputetit Edmond Spaho, kryetari aktual i bashkisë, Vangjush Dako, po aplikon nje skemë manipuluese. "Vangjush Dako me njerëzit e tij po përgatisin skenën për të deformuar vullnetin e qytetarëve durrsakë. Mekanizimi është regjistrimi në listat e zgjedhësve të bashkisë Durrës të njerëzve me bindje të majta që aktualisht banojnë në territore të bashkive të tjera, duke i ndryshuar në mënyrë fiktive regjistrin e gjëndjes civile dhe konvertuar banorë të bashkisë Durrës. Hyrjet e banorëve të rinj në territorin e bashkisë së Durrësit nga muaji qershor 2013 deri në janar 2015 janë mesatarisht 183 persona në muaj. Ky trend me një rritje të lehtë vijon dhe në janar shkurt. Në mars skema ka nisur të zbatohet dhe hyrjet rriten në 774 persona. Në dy javët e fundit të prillit në 1412 persona dhe në total 2702 persona. Kanë ardhur nga Vora, Preza, minibashkitë e Tiranës, Kavaja”,- tha Spaho.
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.