Një tjetër subjekt garon jashtë dy koalicioneve. Aleanca Popullore e drejtuar nga Artur Dojaka, depoziton emrat për tri njësi vendore

Aleanca Popullore, e drejtuar nga Artur Dojaka, që përfaqëson një mendim objektiv edhe për zgjidhjen e çështjes çame, larg zhurmës dhe zallamahisë “nacionaliste” të ndonjë tjetri, ka depozituar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve emrat e tre kandidatëve të saj për zgjedhjet lokale që po afrojnë. “Në Librazhd, AP do garojë me Shefki Çotën, i cili aktualisht është kryetar i Bashkisë. Në Dibër, Aleanca Popullore do të kandidojë me Zaim Korsin. Ndërsa në Shijak do të garojë Mehmet Rakipi. Kreu i kësaj partie Artur Dojaka deklaroi sot se krahas 3 bashkive ky AP synon drejtimin, në Tiranë dhe në disa bashki të tjera AP ka paraqitur listë për Këshillin Bashkiak. Më herët Dojaka ka shprehur mbështetjen për kandidatët e pavarur, me profil menaxherial jo partiakë”, raporton “Dita”. s.z
Add new comment