Akuzat për banesat sociale, prokuroria kërkon 2.5 vite burg për Zeqajn e Fierit dhe bashkëpunëtorët

Postuar në 04 Maj, 2015 06:42

Banesat sociale të shpërndara në mënyrë abuzive nga bashkia e Fierit, sipas akuzës së prokurorisë mund t’u kushtojnë 2 vjet e 6 muaj burg kryebashkiakut të Fierit, Baftjar Zeqaj. Ky i fundit akuzohet për veprën penale “shpërdorim detyre” në bashkëpunim. Përvec Zeqajt, prokuroria e Fierit ka kërkuar dënimin me të njëjtën masë edhe për gjashtë të pandehur të tjerë, anëtarë të komisionit të strehimit dhe drejtoreshën juridike të bashkisë, Mimoza Kollçinaku. Kjo e fundit akuzohet për veprën penale të falsifikimit të dokumentave dhe prokuroria ka kërkuar 4 vite burgim ose vendosjen e saj në “shërbimin e Provës” për 3 vite. Seanca e radhës mbahet më 18 maj, dhe pritet vendimi i Gjykatës.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.