"Panorama" publikon dokumentin e pasurisë së çiftit Rama: 80 mijë euro kredi dhe para nga “Kurbani”

“Panorama” zbardh të plotë pasurinë e Kryeministrit Edi Rama dhe familjes së tij, të deklaruar pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurive për vitin 2014. Sipas dokumentit të publikuar, kreu i qeverisë dhe bashkëshortja e tij kanë marrë në vitin 2014 një kredi prej 80 mijë eurosh për ndërtimin e shtëpisë në Surrel të Tiranës. Kredia është marrë në Bankën Intesa Sanpaolo dhe duhet shlyer për një afat 10vjeçar, ku bashkëshortët kanë si detyrim të paguajnë secili 50% të shumës. Deri më tani, Rama dhe bashkëshortja kanë shlyer vetëm 6.886 euro, ndërkohë që mbeten dhe 72 mijë euro kredi. Po për ndërtesën e re, bashkëshortja e Kryeministrit ka deklaruar se ka blerë një tokë arë me sipërfaqe 886.5 m2 në Surrel, me vlerë 400.000 lekë. Të ardhurat e Kryeministrit kanë pësuar përmirësime gjatë vitit 2014, pasi vetëm nga paga si kryeministër ka deklaruar 2.173.405 lekë të ardhura. Ndërkohë që libri “Kurban” vazhdon të gjenerojë të ardhura dhe gjatë vitit të shkuar i ka shtuar Kryeministrit rreth 234 mijë lekë. Ndërkohë që bashkëshortja e tij, Linda Rama, ka fituar më shumë nga paga si eksperte, duke deklaruar rreth 8.5 milionë lekë të rinj, shkruan “Panorama”.
Comments
Oh posi, dhe une jam Napoleon
<p>Oh posi, dhe une jam Napoleon Bonaparti....</p>
Duhet kujtuar kryeministri, a
Duhet kujtuar kryeministri, a ia ka dhene perqindjen e (bashke)autorit, atij qe e ka rishkruar nga e para Kurbanin?
Po perkthyesit ne gjuhen rumune e bullgare, jane shlyer?
Nje perqindje simbolike duhet ti kaloj edhe zotit Ilir Meta, si Heroi Ridiculous i Kurban Rilindjes ...
Pets @
Add new comment