Rreth 40 kosovarë të vrarë në Siri e Irak, numri i luftëtarëve për kalifatin e vetëshpallur arrin deri në 300

“Koha Ditore” shkruan sot se për kalifatin e vetëshpallur dyshohet të kenë rënë “shehid” rreth 40 kosovarë duke luftuar për Shtetin Islamik në Siri dhe Irak. Organet e sigurisë së Kosovës kanë të dhëna jozyrtare se numri i kosovarëve të vrarë si pjesë e organizatave terroriste të mbledhura rreth Shteti Islamik arrin deri në dyzet. Vrasjet e tyre janë konfirmuar nga burime të ndryshme. Tre kosovarë janë vrarë vetëm javën e kaluar. Për 30 të vrarë ka të dhëna edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës. Numri i luftëtarëve kosovarë që po luftojnë në Siri dhe Irak, sipas MPJ-së, sillet nga 50 deri në 60, derisa numri në total i atyre që kanë qenë atje arrin deri në 300. Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, ka konfirmuar numrin prej 30 të vrarësh atje. Sipas “Kohës Ditore” trupat e asnjë prej të vrarëve nuk janë kthyer në Kosovë. Naman Demolli është i pari i vrarë në Siri tre vjet më parë.
Comments
Nga 300 kosovar - jane vrar
<p>Nga 300 kosovar - jane vrar 40 kosovar = mbesin edhe 260 kosovar gjalle.</p>
Add new comment