Gjermania masa të reja për azilkërkuesit. Ministri de Maizière: Shqiptarët do deportohen më shpejt

Postuar në 08 Maj, 2015 11:22

Qeveria gjermane pret rreth 400 mije aplikime për azil deri në fund të vitit, më shumë se dyfishin e numrit te aplikimeve për vitin 2014. Sipas “Euractiv”, për shkak te kësaj situate, ministri i Punëve të Brendshme Gjermane, Thomas de Maizière, njoftoi masa të reja mes statistikave tronditëse të dhunës ksenofobike. Të mërkurën, Ministria Punëve të Brendshme ka konfirmuar raportet e 400.000 aplikacioneve të reja deri në fund të vitit. Vetëm në tre muajt e parë, gjysma e të gjithë aplikantëve për azil nga shtetet e Ballkanit Perëndimor erdhën në Gjermani, vuri në dukje ai. Të premten, de Maizière është planifikuar të takohet me kolegët e tij për një samit mbi temen e refugjatëve. “Ne kemi një situatë të re dhe duhet përkatësisht të marrim masa të reja,” tregoi politikani i CDU. Gjermania ka kategorizuar Kosovën dhe Shqipërinë si të ashtuquajturat “vendet e sigurta të origjinës”, shpjegoi de Maizière. Në këtë mënyrë, tha ai, aplikimet e azilkërkuesve mund të përpunohen në një procedurë të përshpejtuar dhe individët në fjalë do të deportohen më shpejtë, qe te mos i lenë të presin 6 muaj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.