“Monitor”/ Mungesa e cash, thellon borxhin tatimor, arrin në 15 mijë numri i bizneseve debitore

Postuar në 09 Maj, 2015 01:35

Sipas “Monitor”, në vështirësi për para cash, shumë biznese po i drejtohen tregut informal për likuiditet. “Monitor” shkruan se lista e borxhlinjve të këqij në tatime u shtua nga fillimi i këtij viti deri më 8 prill edhe me 2038 subjekte, një ritëm rritje shumë më i lartë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas shifrave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, lista e bizneseve ndaj të cilëve ka nisur grumbullimi i detyrimeve me forcë ka arritur në 15133, nga 13095 që ishin në fund të vitit 2014. Rritja me 15% e subjekteve të përfshirë në listën e zezë të tatimorëve është një tregues i likuiditeteve të përkeqësuara për shkak se bizneset nuk kanë arritur të shlyejnë në kohë detyrimet e papaguara tatimore. Po sipas “Monitor” lista e tatimpaguesve me detyrime të papaguara në afat , tregon se, ndaj këtyre bizneseve janë marrë masat e sigurimit mbi të gjithë pasuritë për ekzekutimin e detyrimeve dhe se ka filluar procedura e mbledhjes me forcë të tyre.

 

http://www.monitor.al/mungesa-e-cash-thellon-borxhin-tatimor-arrin-ne-15-mije-numri-i-bizneseve-debitore/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.