Arkiv-Lajme

Gazeta “Express” raporton se Tetova dhe Kumanova janë në terr informativ

Postuar në 10 Maj, 2015 03:29

Banorëve të Kumanovës e Tetovës u është ndërprerë energjia elektrike dhe bashkë me të edhe lidhja e internetit. Lajmi raportohet nga “Express”, sipas të cilit, kjo ka bërë që këto dy qytete të mbeten në terr informativ dhe bllokadë totale. “Kjo ka kontribuuar që edhe shumë qytetarë nga Kumanova t’i braktisin shtëpitë e tyre dhe të nisen për në Preshevë” shkruan “Express”.

“Harasani dhe Prifti, padi për pastrim parash” shkruan “shqiptarja.com”

Postuar në 10 Maj, 2015 02:06

Gazeta “shqiptarja.com” shkruan sot se dy ish-zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar, ish-ministri i Ekonomisë Dritan Prifti dhe ish-drejtori i KESH, Andis Harasani janë kallëzuar penalisht në prokurorinë e Tiranës për akuzën e “pastrimit të parave”. “Materiali është referuar në organin e akuzës nga Policia e Shtetit dhe më konkretisht nga Drejtoria e Pastrimit të Parave, të cilët teksa kanë pasur në fokus transaksionet bankare të shtetasit gjeorgjiano-izraelite Amiran Dzanashvili,kanë zbuluar se ky i fundit kishte kryer shumë veprime të dyshimta bankare” shkruhet në artikull.

I ngarkuari me punë në ambasadën shqiptare në Maqedoni: ”Të mos nxitohemi”

Postuar në 10 Maj, 2015 01:04

Pala shqiptare nuk ka ende të dhëna të sakta për shifrën e viktimave nga përplasja e djeshme në Kumanovë. “Nuk i dimë shifrat e viktimave, por burime të pakonfirmuara flasin për 3 të vrarë e 20 të plagosur” shprehet Ahmet Lala, i ngarkuari me punë në Ambasadën Shqiptare në Maqedoni, gjatë një bisede telefonike për “Gazeta Shqiptare”.  Ai thotë se nuk dihet identiteti dhe etniteti i viktimave ndaj kërkon që të mos nxitohet për të thënë se kemi të bëjmë me një sulm etnik ndaj shqiptarëve.

Ish-kongresisti amerikan, Joseph DioGuard gjatë një interviste për Zërin e Kosovës thotë se Maqedonia do të zhbëhet nëse shqiptarëve nuk u jepet më shumë pushtet politik

Postuar në 10 Maj, 2015 01:00

Maqedonia nuk do të mundë të ekzistojë si shtet, nëse shqiptarëve nuk u jepet më shumë pushtet politik. Kështu ka deklaruar në pjesën e dytë të intervistës ekskluzive për gazetën “Zëri” ish-kongresisti amerikan, Joseph DioGuardi, duke shtuar se nëse nuk ndërmerren veprimet e duhura për 800 mijë shqiptarët që jetojnë atje, harroni shtetin që quhet Maqedoni.  Ish-kongresisti amerikan me prejardhje shqiptare thotë se nuk planifikon ta vizitojë Kosovën në një të ardhme të afërt, pasi që, siç thotë ai, jeta e tij do të ishte në rrezik. “Nuk ka siguri për mua më në Kosovë.

Vuçiç reagon pas ngjarjeve ne Kumanovë: Kufijtë tanë janë nën kontroll, s’lejojmë cënimin e sigurisë

Postuar në 10 Maj, 2015 00:50

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se qytetarët serbë mund të jenë të qetë, edhe pas zhvillimeve në Kumanovë të Maqedonisë. “Kufijtë tanë janë nën kontroll të plotë të forcave të Republikës së Serbisë. Nuk do të lejojmë asnjë rrezikim të forcave serbe të sigurisë”, ka thënë Vuçiç, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë. Të shtunën, 9 maj 2015, në Kumanovë ka pasur përleshje midis forcave policore dhe grupeve të armatosura, për të cilat Ministria e Brendshme e Maqedonisë ka thënë se kanë ardhur nga “vendi fqinj”.

Sulmet në Kumanovë, ish-ambasadori Çeku thotë se po përdoret durimi i shqiptarëve

Postuar në 09 Maj, 2015 15:45

Për ish-ambasadorin e Shqipërisë në Maqedoni, Arben Çeku “bombat” e Zaevit plasën edhe në Kumanovë, duke e lidhur me situatën tepër të tensionuar gjatë ditës së sotme. Në studion e lajmeve të Ora News Çeku tha se marrja dhe mbajtja e pushtetit po përdor durimin e shqiptarëve. “Të gjitha bombat e Zaevit sot që në orët e mëngjesit u dëgjuan edhe në Kumanovë, një vend i banuar nga shqiptarët. Ky është një lajm i keqe pasi në këtë përplasje ka edhe viktma edhe nga civilët edhe nga policia, bilanci nuk është bërë, por nisur nga të dhënat tensioni ka qenë shumë i madh.

Merr fund operacioni në “Lagjen e Trimave” të Kumanovës. 5 rebelë të vrarë dhe 3 policë maqedonas

Postuar në 09 Maj, 2015 15:29

Merr fund operacioni policor në “Lagjen e Trimave” në qytetin e Kumanovës. Pas përleshjes së ashpër të armatosur për 16 orë rresht situata është vënë në kontroll. Në shkëmbimin e zjarrin të orëve të fundit, 5 pjesëtarë të grupit të armatosur kanë mbetur të vrarë, më herët u vranë dhe tre policë dhe u plagosën dhjetëra të tjerë. Situata e rëndë u zgjidh edhe me ndihmën e ambasadores së OSBE-së në Maqedoni.

Luftë në Kumanovë, raportohen viktima. Banorët thirrje ndërkombëtarëve për ndihmë, mallkojnë deputetët e BDI-së: Allahu ju vraftë! Zyrtarët: Ruani qetësinë! VIDEO

Postuar në 09 Maj, 2015 12:20

Situatë kritike në Kumanovë. Ende i paqartë numri i viktimave ndërsa mediat maqedonase raportojnë informacionet e fundit për 3 civilë të vrarë, të cilët janë një vajzë tetëvjeçare dhe prindërit e saj, banorë në Lagjen e Trimave në Kumanovë. Sipas “Lajm”, njoftimi është bërë nga banorë të kësaj lagjeje. Nuk dihet nëse ata kanë humbur jetën gjatë granatimeve, ose gjatë shkëmbimit të zjarrit mes policisë.

Basha në Ditën e Evropës në Muriqan: “Të largojmë qeverinë dhe modelin antieuropian më 21 qershor”

Postuar në 09 Maj, 2015 11:49

Kreu i opozitës Lulzim Basha u kërkoi shkodranëve që më 21 qershor të largojnë qeverinë e Ramës pasi nuk është zgjidhje të largohen shqiptarët nga vendi. Basha i bëri deklaratat gjatë një aktiviteti të Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Shkodër për ditën e Evropës. Kreu demokrat Basha tha se “shqiptaret duhet të ndalojnë modelin antieuropian që ka ofruar Rama”. Rrugëzgjidhja sipas tij nuk është eksodi, por largimi i menjëhershëm i qeverisë. Basha u kërkoi shkodranëve që më 21 qershor të votojnë Voltana Ademin për t'i dhënë qytetit një drejtim europian.

 

Përplaset autobusi me turistë, 5 të plagosur. Aksidenti në aksin Librazhd-Elbasan

Postuar në 09 Maj, 2015 11:41

Pesë persona mbetën të plagosur në një aksident që ndodhi gjatë pasdites në aksin Elbasan-Librazhd. Sipas “ABC News”, mësohet se një autobus me turistë që po udhëtonte drejt Maqedonisë, është përplasur me një autoveturë në vendin e quajtur Kthesat e Murrashit. Personat që janë plagosur  ndodheshin në mjet, ndërsa nga autobusi fatmirësisht nuk ka të lënduar. Nga të dhënat paraprake i njëjti burim informacioni pohon se 3 prej të plagosurve janë në gjendje kritike për jetën. Shkak i aksidentit dyshohet rrëshqitja e gurëve në këtë aks rrugor.

 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme