Vuçiç reagon pas ngjarjeve ne Kumanovë: Kufijtë tanë janë nën kontroll, s’lejojmë cënimin e sigurisë

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se qytetarët serbë mund të jenë të qetë, edhe pas zhvillimeve në Kumanovë të Maqedonisë. “Kufijtë tanë janë nën kontroll të plotë të forcave të Republikës së Serbisë. Nuk do të lejojmë asnjë rrezikim të forcave serbe të sigurisë”, ka thënë Vuçiç, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë. Të shtunën, 9 maj 2015, në Kumanovë ka pasur përleshje midis forcave policore dhe grupeve të armatosura, për të cilat Ministria e Brendshme e Maqedonisë ka thënë se kanë ardhur nga “vendi fqinj”. Vuçiç ka thënë se disa familje serbe, ashtu si edhe afro 400 shqiptarë janë larguar nga Kumanova për në Serbi.
Add new comment