Sulmet në Kumanovë, ish-ambasadori Çeku thotë se po përdoret durimi i shqiptarëve

Për ish-ambasadorin e Shqipërisë në Maqedoni, Arben Çeku “bombat” e Zaevit plasën edhe në Kumanovë, duke e lidhur me situatën tepër të tensionuar gjatë ditës së sotme. Në studion e lajmeve të Ora News Çeku tha se marrja dhe mbajtja e pushtetit po përdor durimin e shqiptarëve. “Të gjitha bombat e Zaevit sot që në orët e mëngjesit u dëgjuan edhe në Kumanovë, një vend i banuar nga shqiptarët. Ky është një lajm i keqe pasi në këtë përplasje ka edhe viktma edhe nga civilët edhe nga policia, bilanci nuk është bërë, por nisur nga të dhënat tensioni ka qenë shumë i madh. E gjithë kjo e vënë në kornizën e krizës politike lufta për marrjen dhe mbajtjen e pushtetit në disa raste po përdor edhe durimin e shqiptarëve dhe fakti që shqiptarët në përgjithësi duan ti ikin skemave tëq tilla si ajo në Kumanovë. Këto skema janë paralele me ato të Milloshevicit. Popullata civile ishte një hap përpara politikës, u soll në mënyrë dinjitoze.”
Add new comment