Merr fund operacioni në “Lagjen e Trimave” të Kumanovës. 5 rebelë të vrarë dhe 3 policë maqedonas

Merr fund operacioni policor në “Lagjen e Trimave” në qytetin e Kumanovës. Pas përleshjes së ashpër të armatosur për 16 orë rresht situata është vënë në kontroll. Në shkëmbimin e zjarrin të orëve të fundit, 5 pjesëtarë të grupit të armatosur kanë mbetur të vrarë, më herët u vranë dhe tre policë dhe u plagosën dhjetëra të tjerë. Situata e rëndë u zgjidh edhe me ndihmën e ambasadores së OSBE-së në Maqedoni. Dhjetëra pjesëtarë të grupit të armatosur iu dorëzuan policisë pak para se të përfundojë gjithë aksioni, ndërsa grupi tjetër që rezistonte u përlesh deri në momentin e fundit, kur dhe u vranë 4 prej tyre ndërsa njëri u vetëvra. Ndërkohë, ende nuk ka asnjë informacion të konfirmuar për viktima në radhët e civilëve. Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës tha se opeacioni ishte ndërmarrë për asgjësimin e një grupi të personave të armatosur i cili kishte hyrë nga një shtet fqinj për siç theksuan nga policia të kryer sulme terroriste.
l.m
Add new comment