Luftë në Kumanovë, raportohen viktima. Banorët thirrje ndërkombëtarëve për ndihmë, mallkojnë deputetët e BDI-së: Allahu ju vraftë! Zyrtarët: Ruani qetësinë! VIDEO

Situatë kritike në Kumanovë. Ende i paqartë numri i viktimave ndërsa mediat maqedonase raportojnë informacionet e fundit për 3 civilë të vrarë, të cilët janë një vajzë tetëvjeçare dhe prindërit e saj, banorë në Lagjen e Trimave në Kumanovë. Sipas “Lajm”, njoftimi është bërë nga banorë të kësaj lagjeje. Nuk dihet nëse ata kanë humbur jetën gjatë granatimeve, ose gjatë shkëmbimit të zjarrit mes policisë. Maqedonia zyrtare ka deklaruar se ndërhyrja ka qenë kundër një grupi terrorist që kishin planifikuar sulme ndaj institucioneve të shtetit. Sipas medias tjetër maqedonase, “Zhural” në “Lagjen e Trimave” policia nuk po lejon evakuimin e burrave shqiptarë. Burime nga Kumanova kanë bërë me dije se policia maqedonase po lejon evakuimin vetëm të grave dhe fëmijëve. Edhe gjatë evakuimit dëgjohen të shtëna me armë zjarri. Banorë të fshatrave të Kërçovës thonë për “Lajm” se në Zajaz janë paraqitur rreth 50 persona të armatosur. Tani për tani nuk bëhet e ditur nëse mbajnë uniforma me simbole ushtarake, dhe as çfarë armatimi mbajnë, raportojnë mediet. Banorët ankohen edhe nga kontrolle të shumta policore. Këto informacione nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga policia, kurse nuk dihet nëse ka pasur ndonjë sulm ndaj patrullave policore. Nuk kemi informacione nëse këtij grupi i janë bashkangjitur ideologët e tri luftërave të shqiptarëve në Ballkan, Ali Ahmeti, Fazli Veliu dhe Musa Xhaferi, të cilët janë nga pikërisht nga Zajazi. Shtatë vitet e fundit ata janë bashkëpunëtorë të afërt të Nikolla Gruevskit dhe Sasho Mijallkovit. Ndërkaq vetë Kumanovarët kanë reaguar me mllef ndaj zyrtarëve në fjalë. Ata i kanë mallkuar në emër të Zotit. Nga ana tjetër zyrtari i Ministrisë së Punëve të Brendshme Maqedonase Ivo Kotevski në konferencën më herët ka njoftuar për aksionin policor në "Lagjen e Trimave" në Kumanovë. Siç tha ai, MPB ka arritur ta targetojë “grupin terrorist”, të cilët i kanë rezistuar aksionit policor me arsenal ushtarak. “Aktivitetet në terren po vijojnë. Policia taktikisht ka avancuar, apelojmë qytetarët të qëndrojnë qetë”, ka thënë Kotevski. Mediat serbe raportojnë se Ministria e Brendshme e Serbisë ka dërguar trupa shtesë në kufirin me Maqedoninë. Sipas këtyre raporteve në kufi me Kosovën janë dërguar edhe 450 pjesëtarë të xhandarmerisë serbe. Kryeministri serb Vuçiç ka thirrur një takim urgjent nesër në ora 13:00 të Zyrës për Koordinim të Shërbimeve të Sigurisë, lidhur me situatën e krijuar në Maqedoni.
http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/56621-kotevski-aksioni-po-vazhdon.html
http://www.zhurnal.mk/content/?id=155918165253
Comments
Kjo asht nji loje politike e
<p><strong>Kjo asht nji loje politike e Amerikes kunder Rusise. </strong></p><p>Kryeministri maqedonas shkon per vizite (dhe ndoshta edhe per ndihma) tek Putini, i cili tenton te penetroje ne Ballkan. Amerika perdore Erdoganin per ti krijue trazina kryeministrit maqedonas. Loja politike asht krejte e kjarte.</p><p>Shqiptart si gjithmone viktimat e sllaveve dhe te turqve.</p>
Add new comment