I ngarkuari me punë në ambasadën shqiptare në Maqedoni: ”Të mos nxitohemi”

Pala shqiptare nuk ka ende të dhëna të sakta për shifrën e viktimave nga përplasja e djeshme në Kumanovë. “Nuk i dimë shifrat e viktimave, por burime të pakonfirmuara flasin për 3 të vrarë e 20 të plagosur” shprehet Ahmet Lala, i ngarkuari me punë në Ambasadën Shqiptare në Maqedoni, gjatë një bisede telefonike për “Gazeta Shqiptare”. Ai thotë se nuk dihet identiteti dhe etniteti i viktimave ndaj kërkon që të mos nxitohet për të thënë se kemi të bëjmë me një sulm etnik ndaj shqiptarëve. Në mungesë të një ambasadori shqiptar në Maqedoni, i ngarkuari me punë shpjegon se çdo informacion që vjen i përcillet Ministrisë së Jashtme shqiptare. “Çdo gjysmë ore, çdo një orë i kalojmë informacione Ministrisë së Jashtme për ta njohur me situatën këtu” shprehet Lala.
Për më shumë: http://www.balkanweb.com/site/i-derguari-me-pune-ne-shkup-ahmet-lala-nuk-e-dime-nese-jane-shqiptare/
Ndërkohë, raportohet se situata është e tensionuar edhe në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mediat në Maqedoni raportojnë se ka pasur të shtëna dhe po vijojnë sërish patrullime nga toka e ajri.
n.k
Add new comment