Përplaset autobusi me turistë, 5 të plagosur. Aksidenti në aksin Librazhd-Elbasan

Pesë persona mbetën të plagosur në një aksident që ndodhi gjatë pasdites në aksin Elbasan-Librazhd. Sipas “ABC News”, mësohet se një autobus me turistë që po udhëtonte drejt Maqedonisë, është përplasur me një autoveturë në vendin e quajtur Kthesat e Murrashit. Personat që janë plagosur ndodheshin në mjet, ndërsa nga autobusi fatmirësisht nuk ka të lënduar. Nga të dhënat paraprake i njëjti burim informacioni pohon se 3 prej të plagosurve janë në gjendje kritike për jetën. Shkak i aksidentit dyshohet rrëshqitja e gurëve në këtë aks rrugor.
http://www.abcnews.al/lajme/aktualitet/2/56002
Add new comment