Arkiv-Lajme

Tërheqja e një kandidati pas regjistrimit në KQZ, debat mes PS dhe PD. Afati i fundit, deri nesër. A do të ketë tërheqje nga një prej kandidatëve të majtë, siç përflitet?

Postuar në 11 Maj, 2015 11:12

Pasi regjistrohet në KQZ, a mund të tërhiqet një kandidat nga gara? Një debat në KQZ mes përfaqësuesv ligjorë të PS e PD, Gjonçaj e Kosovrasti,  mori shkas pas tërheqjes nga gara të kandidatit demokrat në Kurbin, Altin Biba. Duke iu referuar kodit elektoral, Gjonçaj thotë për A1 Report se pas vendimit për regjistrim në KZAZ apo KQZ të kandidatëve nuk mund të tërhiqen nga gara, e kjo duke iu referuar nenit 73 pika 4 e Kodit Zgjedhor.

Shtypi serb lodron në spekulime: Nesër fillon lufta reale në Maqedoni, ka urdhëruar SHBA me synimin për të bllokuar një gazsjellës?!

Postuar në 11 Maj, 2015 09:53

Lufta e vërtetë në Maqedoni do të fillojë nesër më 12 maj nesër, me mbështetjen e Amerikës. Kështu hapet gazeta serbe “Kurir”. Kjo media, e njohur për kontaktet me shërbimet sekrete të Beogradit i referohet burimeve të saj dhe deklaratës publike të pjesëtarëve të armatosur që morën pjesë në përleshjen e Kumanovës e që veten po e quajnë UÇK.

Dr.Kosova zbulon “marzhin e fitimit” për një muaj ministër, nëse do kishte dashur të blihej

Postuar në 11 Maj, 2015 07:49

Ka dashur të dëshmojë ndershmërinë në krye të detyrës shtetërore, dhe kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova, ka nxjerrë “pa dashje” sesa mund të fitojë një ministër shëndetësie për një muaj në detyrë, kuptohet jo nga rroga por nga marifetet. Kosova deklaroi sot se gjatë kohës që ishte ministër Shëndetësie, mund të kishte fituar sa për 20 vite punë, por nuk e ka bërë. “Për një muaj ministër shëndetësie, mund të kisha fituar aq sa për 20 vite pune. Nuk e kam bërë. Nuk ka çmim që më blen,” tha Kosova.

Fotoja e “çuditshme”, a është i njëjti njeri ushtari komando maqedonas me “terroristin” e arrestuar shqiptar?

Postuar në 11 Maj, 2015 06:20

Ç’po ngjet realisht në Maqedoni? Ndërsa dje disa analistë të Kosovës dhe Maqedonisë po nënvizonin mundësinë që shërbime të huaja sekrete të kenë gisht në ngjarjen e Kumanovës, apo që Gruevski ta ketë montuar historinë e “UÇK-së së re” me ndihmë të disa të paguarve, në rrjetet sociale një tjetër foto po komentohet. Është fotoja e një pjesëtari të forcave policore maqedonase që, siç transmeton Zhurnal, është pothuaj identike me personin e arrestuar që sipas policisë maqedonase ka qenë pjesë e grupit të armatosur.

Saviano: Kur i pyes pushtetarët tuaj për kriminalitetin, e mohojnë. Si në Italinë e 30 viteve më parë

Postuar në 11 Maj, 2015 04:59

Në një intervistë në selinë e ambasadës italiane në tiranë për Alba Malltezin e A1 Report,

shkrimtari dhe gazetari i njohur antimafia, Roberto Saviano, ka folur për impaktin e parë me Shqipërinë, dhe habinë se si politikanë e kryetarë bashkie heshtin kur i pyet për kriminalitetin. “Ata e mohojnë, si në Italinë e 20-30 viteve më parë”.

Komisioneri Hahn bëhet “pak Blush” dhe fton qeverinë shqiptare të ndihmojë shtresat e varfra

Postuar në 11 Maj, 2015 03:24

Komisioneri për Marrëdhëniet Fqinjësore dhe Negociatat për Zgjerimin në BE, Johannes Hahn, ka folur për zgjedhjet lokale shqiptare, duke u kërkuar partive politike të mbajnë zotimin, për të mos përfshirë në zgjedhje persona të lidhur me krimin. Me zotim ai ka parasysh marrëveshjen e dhjetorit 2014 për dekriminalizimin. Nga ana tjetër për çështjen e azilkërkuesve shqiptarë, ai tha se lëvizja e lirë duhet ruajtur, duke ndihmuar shtresat në nevojë, një përkim ky me ftesën e fundit të deputetit Blushi për qeverinë, që të lehtësojë jetesën e 400 mijë të varfërve. “Si mund të bëhet kjo?

Edhe një shqiptar nga Shqipëria mes të arrestuarve në Maqedoni. Ministria e jashtme: Do interesohemi

Postuar në 11 Maj, 2015 02:59

Mes gjashtë të arrestuarve nga grupi i të armatosurve që policia maqedonase i ka cilësuar terroristë, është edhe një shtetas shqiptar nga Shqipëria. Njoftimin e bëri Ivo Kotevski, zëdhënësi i ministrisë së Brendshme maqedonase dje në konferencën për shtyp ku bëri bilancin e operacionit. Nga ana e tij, për Ora Neës drejtori i Përgjithshëm politik në ministrinë tonë të Jashtme Sokol Gjoka tha dje se pala shqiptare do të interesohet për pozitat në të cilën ndodhet shqiptari i arrestuar.

Kastro takon Papën në Vatikan pas rinisjes së bashkëpunimit Kubë-SHBA

Postuar në 10 Maj, 2015 14:23

Presidenti kuban Raul Castro vizitoi sot Vatikanin për të falenderuar personalisht Papa Françeskun për përpjekjet e tij për t’u dhënë fund tensioneve 50 vjeçare mes Shteteve të Bashkuara dhe Kubës.  “VOA” raporton se udhëheqësi kuban dhe  Papa shpenzuan një orë së bashku duke biseduar në spanjisht. Në negociatat e fshehta mes Havanës dhe Uashingtonit, Papa argjentinas ka luajtur një rol të rëndësishëm, fakt ky i konfirmuar edhe nga vetë Vatikani. Në dhjetor pritet që të dy vendet të rihapin ambasadat për t’iu rikthyer bashkëpunimit diplomatik dhe ekonomik.

n.k

70-vjetori i përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, zyrtarë të nivelit të tretë në pritjen e organizuar nga ambasada ruse në Tiranë. Asnjë nga politika

Postuar në 10 Maj, 2015 12:34

Ndonëse Shqipëria nuk mori pjesë zyrtarisht në ceremoninë e zhvilluar në Moskë me rastin e 70-vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, përfaqësues të saj, por edhe të institucioneve të tjera shtetërore, kanë qenë në pritjen e organizuar nga ambasada ruse në Tiranë. Kontaktuar nga “ResPublica” përfaqësues të ambasadës thanë se në pritje kanë qenë zyrtarë të Ministrisë së Jashtme, në nivel drejtorësh, ka patur përfaqësues të Parlamentit, pa saktësuar se për ç’nivel bëhet fjalë, si dhe një zyrtar nga kryeministria në nivel drejtori.

Mblidhet Këshilli i Sigurisë në Maqedoni, mungojnë krerët e partive shqiptare

Postuar në 10 Maj, 2015 12:17

Presidenti Ivanov ka mbledhur sot Këshillin e Sigurisë për ngjarjen e rëndë në Kumanovë. Krerët e partive shqiptare nuk kanë marrë pjesë personalisht në mbledhje por kanë dërguar përfaqësues. “Në vend të Thaçit, për PDSH-në ka shkuar Imer Aliu. Ndërkaq, në vend të Ali Ahmetit ka shkuar Telat Xhaferi.  Në mbledhje ka marrë pjesë edhe Zoran Zaev, i cili tha se gjendja është kritike” raporton “Albeu”.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme