Tërheqja e një kandidati pas regjistrimit në KQZ, debat mes PS dhe PD. Afati i fundit, deri nesër. A do të ketë tërheqje nga një prej kandidatëve të majtë, siç përflitet?

Pasi regjistrohet në KQZ, a mund të tërhiqet një kandidat nga gara? Një debat në KQZ mes përfaqësuesv ligjorë të PS e PD, Gjonçaj e Kosovrasti, mori shkas pas tërheqjes nga gara të kandidatit demokrat në Kurbin, Altin Biba. Duke iu referuar kodit elektoral, Gjonçaj thotë për A1 Report se pas vendimit për regjistrim në KZAZ apo KQZ të kandidatëve nuk mund të tërhiqen nga gara, e kjo duke iu referuar nenit 73 pika 4 e Kodit Zgjedhor. Por Kosovrasti mendon të kundërtën, pasi nëse pas këtij momenti ka një deklaratë individuale për tërheqje të kandidatit, atëherë subjekti politik mund të paraqesë kandidatin tjetër. Por afati ligjor për këtë zëvendësim përfundon më datën 12 maj. Në këtë pikë, burime për Respublica thonë se deri nesër mund të pritet një tjetër tërheqje, këtë herë e një kandidati socialist. Por gjithçka është në varësi të faktit nëse selia rozë do e pranojë ose jo kërkesën ndërkombëtare për rastin.
a.k
Add new comment