Kastro takon Papën në Vatikan pas rinisjes së bashkëpunimit Kubë-SHBA

Presidenti kuban Raul Castro vizitoi sot Vatikanin për të falenderuar personalisht Papa Françeskun për përpjekjet e tij për t’u dhënë fund tensioneve 50 vjeçare mes Shteteve të Bashkuara dhe Kubës. “VOA” raporton se udhëheqësi kuban dhe Papa shpenzuan një orë së bashku duke biseduar në spanjisht. Në negociatat e fshehta mes Havanës dhe Uashingtonit, Papa argjentinas ka luajtur një rol të rëndësishëm, fakt ky i konfirmuar edhe nga vetë Vatikani. Në dhjetor pritet që të dy vendet të rihapin ambasadat për t’iu rikthyer bashkëpunimit diplomatik dhe ekonomik.
n.k
Comments
Flasin te dy te njajten
<p>Flasin te dy te njajten gjuhe, shpanisht.</p>
Add new comment