70-vjetori i përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, zyrtarë të nivelit të tretë në pritjen e organizuar nga ambasada ruse në Tiranë. Asnjë nga politika

Postuar në 10 Maj, 2015 12:34

Ndonëse Shqipëria nuk mori pjesë zyrtarisht në ceremoninë e zhvilluar në Moskë me rastin e 70-vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, përfaqësues të saj, por edhe të institucioneve të tjera shtetërore, kanë qenë në pritjen e organizuar nga ambasada ruse në Tiranë. Kontaktuar nga “ResPublica” përfaqësues të ambasadës thanë se në pritje kanë qenë zyrtarë të Ministrisë së Jashtme, në nivel drejtorësh, ka patur përfaqësues të Parlamentit, pa saktësuar se për ç’nivel bëhet fjalë, si dhe një zyrtar nga kryeministria në nivel drejtori. Kryeministri dhe kryetari i Kuvendit nuk kanë qenë prezent në pritje, kurse Presidenti i Republikës ka qenë në një vizitë jashtë vendit.
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.